Tek ti dashuroj…

Nazim Hikmet.



Tek ti dashuroj
aventurën e anijes që shkon drejt polit.
Tek ti dashuroj
guximin e detarëve të zbulimeve të mëdha.
Tek ti dashuroj gjëra të largëta,
dua tek ti të pamundurën…

Hyj në sytë e tu, si në një pyll
plot me diell.
Dhe i djersitur, i uritur, i zemëruar,
kam pasionin e gjahtarit
për të të prekur ty.

Tek ti dashuroj të pamundurën,
por jo dëshpërimin.

Përktheu: Fatos ARAPI