Të shtëna në një qendër islamike në Zürich: tre të plagosur

Në një qendër islamike, e cila frekuentohej kryesisht nga afrikanët në Zürich, një doras i panjohur ka plagosur tre persona. Afër qendrës është gjetur një i vdekur.

Pas sulmit në Zürich. Foto: Keystone



Pas sulmeve në Ankara dhe Berlin vargut të lajmeve të tmerrshme në hënën në mbrëmje iu bashkua edhe Zürichu. Në një qendër islamike një person i panjohur hapi zjarr rreth orës 17:30 kundër disa personave që po luteshin në rrugicën Eisgasse 6, jo larg stacionit të trenit.

Sipas njoftimeve të gazetës «Tages Anzeiger» nga vendi i ngjarjes bilanci i deliktit të përgjakshëm është ky: tre persona të moshës 30, 35 dhe 56 të plagosur pjesërisht rëndë. Dhe një panik i madh në dhe rreth qendrës islamike, e cila frekuentohej kryesisht nga afrikanët. Dorasi i supozuar pas hapjes së zjarrit iku nga vendi i ngjarjes. Policia po vazhdon aksionin për arrestimin e tij. Në çastin e sulmit në qendrën islamike gjendeshin rreth 10 persona, kryesisht nga vendet e Magrebit, Somalia dhe Eritrea.

Disa qindra metra larg qendrës islamike policia të hënën gjeti një trup të pajetë. Policia ende nuk ka dhënë detaje nëse i vdekuri është personi që hapi zjarr në qendrën islamike. (-lli)