Të rinjtë më të prekur nga varfëria

Në Winterthur po rritet varfëria te të rinjtë, ndërsa në kantonin e Cyrihut ajo në përgjithësi po bie. A lidhet kjo me faktin që ky qytet është shquajtur për të ashtuqiajturit udhëtarë të xhihadit? pyet një medie zvicerane.

Foto: Cristina Nixau / Shutterstock.com

Gati 10 për qind e minorenëve në Winterthur janë të varur nga asistenca sociale, ndërsa numri i rasteve sociale në përgjithësi në popullatë është mesatarisht 5 për qind. Por edhe në regjion janë shumë nën 18-vjeçarë të prekur nga papunësia. Sipas gazetës «Landbote», nga 2009-ta rastet e të rinjve me asistencë sociale janë dyfishuar. Një rritje të rasteve sociale kanë shënuar edhe komunat fqinje të Winterthurit.

Ky fenomen nuk shihet në qytetin dhe kantonin e Cyrihut. Sipas Entit Federal të Statistikave, këtu varfëria te të rinjtë është në rënie. Përmes projekteve të ndryshme të lagjeve janë joshur dhe angazhuar shumë të rinj me kualifikim të mirë. Varfëria te të rinjtë e Winterthurit lidhet edhe me shkallën e lartë të kësaj strukture demografike të të rinjëve. Një arsye tjetër është rënia e industrisë. Shumë të rinj me kualifikim të ulët i humbin vendet e punës. Shumë e rëndësishme për statusin e tregut të punës së fëmijëve është formimi i prindërve, sepse «përkatësia klasore është e trashëgueshme».

Ajo që i intereson fort opinionit është fakti nëse rritja e varfërisë së të rinjve lidhet me radikalizimin e tyre dhe të ashtuquajturit udhëtarë të xhihadit. Për një specialist të ekstremizmit, identifikimi i qytetit me xhihadizmin është një zbulim i mediave, ai nuk beson që Winterthuri është fole e ekstremizmit. Por, është e sigurtë që varfëria, stigmatizimi dhe përjashtimi kontribuojnë në radikalizimin e të rinjve. Megjithëse nuk duhen nënçmuar edhe faktorë të tjerë për këtë, si familja e shkapërderdhur dhe mungesa e vetëbesimit. Sepse, ka edhe ekstremistë të kamur. ks