Të rinjtë nuk duhet të marrin pension invalidor

Një psikolog kërkon pensione invalidore vetëm për mbi 40-vjeçarët. Ai është për integrimin në tregun e punës, sidomos të të sëmurëve psiqik.

Foto: Phovoir / Shutterstock.com

Janë 13’000 të rinj të rritur në moshën 18 dhe 30 vjeçare që marrin pension invalidor. Rreth dy të tretat e tyre – për sëmundje psiqike. Psikologu dhe shefi i Qendrës për Rehabilitim Psikiatrik në psikiatrinë e Basellandit Niklas Baer mendon që mbi 30 për qind e pensioneve vendosen me ngut. Sipas tij, të dhënat tregojnë që shumica e pensionistëve të rinj nuk dalin më nga ky status – edhe pse shumica do të donin të punonin.

Në një prononcim për Aargauer Zeitung doktori kërkon një ngritje të moshës minimale të pensionit nga 30 në 40 vjeç. Kjo do t’i detyronte ata të investoheshin më tepër në integrim dhe të rezistonin më shumë. Para së gjithash të rinjëve do t’iu përçohej sinjali: Dëshirojmë të mund të punoni dhe në një kohë të parashikueshme nuk do t’iu duhet pension. Mirëpo kjo shtyrje e moshës nuk duhet t’i shtyejë ata në asistencë sociale dhe nuk duhet të vlejë për persona me kufizime të rënda.

Në përgjithësi numri pensioneve invalidore po zvogëlohet, vetëm ai i sëmundjeve psiqike ka ngelur konstant. Ndonëse tani nuk ka kaq të sëmurë psiqik të rinj si përpara. Ka ndyrshuar vetëdija dhe raporti. Prandaj këto sëmndje diagnostifikohen më herët dhe të prekurit trajtohen. Mungojnë vetëm asistencat e integrimit të këtyre njerëzve në tregun e punës. Nëse nuk përpiqemi në këtë pikë, problemi i pensionistëve të rinj do të ashpërsohet akoma më shumë. Aq më tepër që puna për të sëmurët psiqikë është shumë me rëndësi – ajo ju krijon atrye kontakte sociale dhe përditshmërisë së tyre i jep strukturë.

Doktori kritikon që prognozat e qendrave të pensionit invalidor dhe të mjekëve shpeshherë janë shumë pesimiste. Ai vet është pesimist për qëllimet e revizionit të gjashtë të pensionit invalidor që deri më 2017 t’i integrojë 17’000 pensionistë. Shkalla e sukseseve në sëmundjet psiqike është më e ulët se ajo te sëmundjet trupore. Në njërën anë sëmundjet nuk duken, çka i bën të pavlerësueshme nga shefat dhe bashkëpunëtorët. Kështu barrierat bëhen më të mëdha për ta angazhuar një person të tillë. Për më tepër masat e integrimit janë pak të orientuara nga lloji i sëmundjes. ks