Të mërkurën

Foto: Shutterstock



S’do të më gjesh kurrkund
se unë jam jehonë që tani e tretur –
njeri që u linda të mërkurën.

E të mërkurën herët arrinë e diela e madhe
e i këput të gjitha këmbanat e jetës.

Sa afër ka qenë e marta!…
Mëkat!
Sa afër e enjtja!…

E ti, bir i së premtes fatlume,
kurrë s’do ta dish as përrallën
për njerëzit që lindën të mërkurën.

Sa afër e enjta!
Sa afër e marta!…