Të marrët do të ecin shesheve të spastruara




Ç’është e padukshme, do të shihet.
Ç’është e padëgjueshme, duhet të flasë me gjithë zë.
Të marrët do të shkojnë shesheve të spastruara
dhe me mend do të flasin për gjithçka
që ka ngjarë.

Të varfrit përnjëherë do të kenë
më shumë vend për kremtim.

Do të mund t’u ktheheshin emrat sendeve.
Të urtit do të mund t’i gjenin rrugët e mbuluara.
Sa shumë gjëra do të guxonte të ringjallë dashuria.

Po kush ta kthejë atë që nuk ka ekzistuar,
atë për çka askush nuk ka menduar.
Që askujt nuk iu ka futur në ëndërr.
Zbrazësi të mëdha na ndajnë
prej vetes sonë.
(1985) 

 

Përktheu: Hasan MEKULI