Të huajt në Zvicër pozicionohen më majtas se vendasit




Si për nga ideologjia politiko-partiake, ashtu edhe në çështje konkrete, të huajt qëndrojnë më majtas se vendasit. Kjo del nga një studim i Universitetit të Lozanës. Nga e drejta e votës për të huajt do të përfitonin socialdemokratët dhe të gjelbërtit, raporton NZZ.

Me instalimin e të drejtës së votës për të huaj, në radhë të parë do të përfitonin partitë e majta. 28.5 për qind e të huajve në Zvicër do ta votonin SP-në. Ajo është partia më e dashur e fracezëve, spanjollëve dhe italianëve në Zvicër. Të gjelbërtit do të kishin një përqindje prej rreth 18 dhe përkrahjen më të madhe e kanë nga emigrantët gjermanë. SVP-ja, e cila te zviceranët ka një përkrahje prej 26.6 përqind, si partia më e dashur, gëzon vetëm rreth 14 për qind të përkrahjes së të huajve dhe vjen në vend të tretë. Vetëm grupi i vogël i të huajve nga ish vendet komuniste e preferon SVP-në para të gjitha partive të tjera. Në vend të katërt është FDP-ja me 13.9 përqind. Megjithatë te francezët e Zvicrës është e dyta, pas SP-së. Te të huajt ka shumë pak përkrahje CVP-ja, me vetëm 9 për qind. Edhe pse shumë emigrantë të Europës Jugore janë katolikë, krist-demokratët nuk po përfitojnë nga kjo rrethanë.

Më shumë se kaq tregon një analizë e preferencave të emigrantëve në Zvicër, e kryer nga profesor Andreas Ladner në kuadër të Institutit për Administratë Publike në Universitetin e Lozanës.

Duke qenëse emigrantët nuk mund të votojnë në rrafsh nacional, Ladner nuk mund të bazohej në të dhëna nga hulumtime zgjedhore, sikurse ishte resati me studimin e botuar para pak kohe mbi zgjedhjet e atyre që kanë marrë shtetësinë zvicerane. Për këtë profesori përdori të dhënat nga i ashtuquajturi Paneli i Amvisërisë Zvicerane. Kjo është një anketë e konceptuar gjërë për nga tematika dhe e përsëritur për çdo vit që nga 1999-ta mbi kushtet e jetesës në Zvicër së mijëra amvisërive me mbi 10’000 të intervistuar, ndër ta 1’000 të huaj. Profesori pranon që numri i amvisërive të të huajve në panel është «proporcionalisht i vogël». Sipas tij, studimi nuk është plotësisht reprezentativ, por i përpiluar me kujdes dhe profesionalizëm flet një gjuhë të qartë: «Një hulumtim gjithpërfshirës dhe reprezentativ nuk do të shpiente në përfundime krejtësisht të ndryshme.

Hulumtimi i amvisërive të Ladners tregon që popullata e huaj nga 1999-ta qëndron shumë më majtas se ajo zvicerane. Kjo nuk manifestohet vetëm te simpatia për parti të caktuara, por edhe kur është fjala për çështje praktike politike. «Të huajt janë më rrallë për një ushtri të fortë, por më shpesh për benifite më të larta shoqërore; jo papritur, emigrantët janë për më shumë barazi shansesh», rezymon Ladner. Ata dëshirojnë më shumë mbrotje të ambientit dhe kanë një qëndrim më skeptik ndaj energjisë atomike se zviceranët, dhe këtu dallimet ndërmjet palëve janë minore. Vetëm 15 për qind e zviceranëve e duan intergrimin në Unionin Europian, te emigrantët kjo shifër shkon në 25 për qind.

Arsyet e këtyre diferencave ndërmjet popullatës vendase të Zvicrës dhe asaj të të huajve Ladner i sheh në orientimin e ndryshëm politik në vendet e tyre të prejardhjes bashkë me një gatishmëri eigrimi të rretheve liberale dhe të majta. Popullariteti i ulët i SVP-së tek të huajt nuk lidhet domosdoshmërisht me pozicionin e saj të rreptë në çështje të të huajve.

Sipas studimit të Ladner, të huajt me status pesëvjeçar B, ose leje qëndrimi C janë qartësisht më pak politikisht të interesuar se zviceranët. Për arsye objektive të hulumtimit nuk mund të nxirren konkluzione se me gjatësinë e qëndrimit në Zvicër, rritet interesimi për politikën. Për çudi interesimi politik te ata me status B është më i lartë se tek të huajt me qëndrim të paafatizuar. Kjo e demanton opinionin se duhet qëndrim i gjatë në Zvicër për t’u aktivizuar politikisht. «Nëse mungojnë mundësitë e participimit politik, atëherë edhe iteresimi për të është i vogël», pohon Ladner. / ksSi për nga ideologjia politiko-partiake, ashtu edhe në çështje konkrete, të huajt qëndrojnë më majtas se vendasit. Kjo del nga një studim i Universitetit të Lozanës. Nga e drejta e votës për të huajt do të përfitonin socialdemokratët dhe të gjelbërtit, raporton NZZ.

Me instalimin e të drejtës së votës për të huaj, në radhë të parë do të përfitonin partitë e majta. 28.5 për qind e të huajve në Zvicër do ta votonin SP-në. Ajo është partia më e dashur e fracezëve, spanjollëve dhe italianëve në Zvicër. Të gjelbërtit do të kishin një përqindje prej rreth 18 dhe përkrahjen më të madhe e kanë nga emigrantët gjermanë. SVP-ja, e cila te zviceranët ka një përkrahje prej 26.6 përqind, si partia më e dashur, gëzon vetëm rreth 14 për qind të përkrahjes së të huajve dhe vjen në vend të tretë. Vetëm grupi i vogël i të huajve nga ish vendet komuniste e preferon SVP-në para të gjitha partive të tjera. Në vend të katërt është FDP-ja me 13.9 përqind. Megjithatë te francezët e Zvicrës është e dyta, pas SP-së. Te të huajt ka shumë pak përkrahje CVP-ja, me vetëm 9 për qind. Edhe pse shumë emigrantë të Europës Jugore janë katolikë, krist-demokratët nuk po përfitojnë nga kjo rrethanë.

Më shumë se kaq tregon një analizë e preferencave të emigrantëve në Zvicër, e kryer nga profesor Andreas Ladner në kuadër të Institutit për Administratë Publike në Universitetin e Lozanës.

Duke qenëse emigrantët nuk mund të votojnë në rrafsh nacional, Ladner nuk mund të bazohej në të dhëna nga hulumtime zgjedhore, sikurse ishte resati me studimin e botuar para pak kohe mbi zgjedhjet e atyre që kanë marrë shtetësinë zvicerane. Për këtë profesori përdori të dhënat nga i ashtuquajturi Paneli i Amvisërisë Zvicerane. Kjo është një anketë e konceptuar gjërë për nga tematika dhe e përsëritur për çdo vit që nga 1999-ta mbi kushtet e jetesës në Zvicër së mijëra amvisërive me mbi 10’000 të intervistuar, ndër ta 1’000 të huaj. Profesori pranon që numri i amvisërive të të huajve në panel është «proporcionalisht i vogël». Sipas tij, studimi nuk është plotësisht reprezentativ, por i përpiluar me kujdes dhe profesionalizëm flet një gjuhë të qartë: «Një hulumtim gjithpërfshirës dhe reprezentativ nuk do të shpiente në përfundime krejtësisht të ndryshme.

Hulumtimi i amvisërive të Ladners tregon që popullata e huaj nga 1999-ta qëndron shumë më majtas se ajo zvicerane. Kjo nuk manifestohet vetëm te simpatia për parti të caktuara, por edhe kur është fjala për çështje praktike politike. «Të huajt janë më rrallë për një ushtri të fortë, por më shpesh për benifite më të larta shoqërore; jo papritur, emigrantët janë për më shumë barazi shansesh», rezymon Ladner. Ata dëshirojnë më shumë mbrotje të ambientit dhe kanë një qëndrim më skeptik ndaj energjisë atomike se zviceranët, dhe këtu dallimet ndërmjet palëve janë minore. Vetëm 15 për qind e zviceranëve e duan intergrimin në Unionin Europian, te emigrantët kjo shifër shkon në 25 për qind.

Arsyet e këtyre diferencave ndërmjet popullatës vendase të Zvicrës dhe asaj të të huajve Ladner i sheh në orientimin e ndryshëm politik në vendet e tyre të prejardhjes bashkë me një gatishmëri eigrimi të rretheve liberale dhe të majta. Popullariteti i ulët i SVP-së tek të huajt nuk lidhet domosdoshmërisht me pozicionin e saj të rreptë në çështje të të huajve.

Sipas studimit të Ladner, të huajt me status pesëvjeçar B, ose leje qëndrimi C janë qartësisht më pak politikisht të interesuar se zviceranët. Për arsye objektive të hulumtimit nuk mund të nxirren konkluzione se me gjatësinë e qëndrimit në Zvicër, rritet interesimi për politikën. Për çudi interesimi politik te ata me status B është më i lartë se tek të huajt me qëndrim të paafatizuar. Kjo e demanton opinionin se duhet qëndrim i gjatë në Zvicër për t’u aktivizuar politikisht. «Nëse mungojnë mundësitë e participimit politik, atëherë edhe iteresimi për të është i vogël», pohon Ladner. / ks