‹Të huajt› duhet të fshihen nga kumtesat e policisë




«Dorasit vijnë nga…», thuhet sot në njoftimet e policisë. Në Cyrih kjo formë eraportimit mund të përfundojë së shpejti. Kjo do të ishte një risi në të gjithë vendin, njofton Tages Anzeiger.

Kumtesat e policisë momentalisht janë kështu: «Policia e Qytetit arrestoi tetë persona, ata vijnë nga Iraku, Angola, Kosova dhe Turqia.» Në të ardhmen duhet të thuhet vetëm: «Policia arrestoi tetë persona», ilustron media.

Policia e Cyrihuht duhet të ndalojë që në kumtesat për shtyp të përmendë nacionalitetin e dorasve dhe të viktimave. Këtë në Këshillin e Komunës e kërkon shumica e SP-së, GLP-së, të Gjelbërtve dhe AL-së. Këtë iniciativë do ta diskutojë Parlamenti i Qytetit në mbledhjen e tij të ardhshme, dhe Qyteti tani më e ka paralajmëruar përkrahjen e tij. Shanset kalkulohen të jenë të mira që ky shqetësim të kalojë. Me këtë Policia e Cyrihut do të ishte korpusi i parë në Zvicër që do të hiqte dorë nga emërimi i prejardhjes.

«Nacionaliteti nuk jep asnjë informacion të shtuar mbi një krim», thotë kryetarja e fraksionit të SP-së Min Li Marti, e cila këtë postulat e ka dorëzuar bashkë me këshilltarin komunal të të gjelbërtve Samuel Dubno. Prejardhja thotë po kaq pak për dorasin, sa edhe feja, orientimi seksual ose qëndrimi politik. Kur në statistika thuhet që të huajtë kryejnë më shpesh krime, atëherë diskualifikohen faktorë të rëndësishëm si mosha, shkollimi, shtresa sociale. «Praktika e sotme i nxit paragjykimet dhe shpie kah ajo që policia i kontrollon më shpesh të huajt», thotë Marti. Nga kjo vuan shumica e të huajve, e cila nuk mund të fajsohet. Përndryshe, kuota e kriminalitetit në Cyrih po zvogëlohet. «Është koha që këtë diskutim ta konkretizojmë», vazhdon Marti. ks«Dorasit vijnë nga…», thuhet sot në njoftimet e policisë. Në Cyrih kjo formë eraportimit mund të përfundojë së shpejti. Kjo do të ishte një risi në të gjithë vendin, njofton Tages Anzeiger.

Kumtesat e policisë momentalisht janë kështu: «Policia e Qytetit arrestoi tetë persona, ata vijnë nga Iraku, Angola, Kosova dhe Turqia.» Në të ardhmen duhet të thuhet vetëm: «Policia arrestoi tetë persona», ilustron media.

Policia e Cyrihuht duhet të ndalojë që në kumtesat për shtyp të përmendë nacionalitetin e dorasve dhe të viktimave. Këtë në Këshillin e Komunës e kërkon shumica e SP-së, GLP-së, të Gjelbërtve dhe AL-së. Këtë iniciativë do ta diskutojë Parlamenti i Qytetit në mbledhjen e tij të ardhshme, dhe Qyteti tani më e ka paralajmëruar përkrahjen e tij. Shanset kalkulohen të jenë të mira që ky shqetësim të kalojë. Me këtë Policia e Cyrihut do të ishte korpusi i parë në Zvicër që do të hiqte dorë nga emërimi i prejardhjes.

«Nacionaliteti nuk jep asnjë informacion të shtuar mbi një krim», thotë kryetarja e fraksionit të SP-së Min Li Marti, e cila këtë postulat e ka dorëzuar bashkë me këshilltarin komunal të të gjelbërtve Samuel Dubno. Prejardhja thotë po kaq pak për dorasin, sa edhe feja, orientimi seksual ose qëndrimi politik. Kur në statistika thuhet që të huajtë kryejnë më shpesh krime, atëherë diskualifikohen faktorë të rëndësishëm si mosha, shkollimi, shtresa sociale. «Praktika e sotme i nxit paragjykimet dhe shpie kah ajo që policia i kontrollon më shpesh të huajt», thotë Marti. Nga kjo vuan shumica e të huajve, e cila nuk mund të fajsohet. Përndryshe, kuota e kriminalitetit në Cyrih po zvogëlohet. «Është koha që këtë diskutim ta konkretizojmë», vazhdon Marti. ks