Të huajës

Portret i Pushkinit.



Në gjuhë për ty të pakuptuar,
Të fundit vargje të kushtoj,
Por këtë çast të mjegulluar
Vëmëndjen tënde dëshiroj:

Gjersa i tëri të venitem,
Gjersa të digjem larg nga ty,
Ti do të jesh një yll i ndritur,
Që do të kem gjithmon’ ndër sy.

Një tjetër kur të kesh përpara
Veç zemrës sime i beso,
Siç ke besuar dhe më parë
Pa ditur se ç’të thosh ajo.