Të fundit në listë dhe pa shanse: Si po i josh partia zvicerane CVP kandidatët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare?




Në garën për vota të shqiptarëve është kyçur edhe Partia Demokristiane e Zvicrës (CVP), e cila prej vitesh përjeton një krizë kredibiliteti dhe sipas anketës së fundit në zgjedhjet palamentare në vjeshtë mund të marrë jo më shumë se 11,5 për qind të votave. Për CVP-në kandidojnë 11 shqiptare dhe shqiptarë – shumica pa asnjë përvojë politike. Ish-kryetari i CVP-së në kantonin e Luzernit Martin Schwegler ka deklaruar se kandidatët nuk duhet të kenë pritje të mëdha.

Zviceranët do të zgjedhin në vjeshtë një parlament të ri, por përgatitjet e partive kanë filluar që tani. Secila prej tyre po përpiqet të mobilizojë zgjedhësit dhe të zbulojë potenciale të reja elektorale. Rrjedhimisht, në fokus të partive zvicerane gjenden edhe të huajt, mes tyre edhe shqiptarët. Supozohet se në Zvicër jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë dhe rreth një e treta e tyre janë shtetas zviceranë. Deri më tani të huajt kanë kandiduar kryesisht në lista të partive të majta, të cilat tardicionalisht kanë kërkuar që shteti të bëjë më shumë për integrimin e të huajve. Në Partinë Socialdemokrate shquhen dy emra shqiptarë: Ylfete Fanaj, e cila së fundi është zgjedhur shefe e grupit parlamentar të socialdemokratëve në parlamenitn kantonal të Luzernit, dhe Arbër Bullakaj, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate në kantonin St. Gallen, i cili e përshkruan veten si «zviceran me sfond migrimi». Bullakaj është kandidat i socialdemokratëve për zgjedhjet nacionale – dhe ndoshta i vetmi me shanse për të hyrë në parlamentin zviceran në Bernë.

Në garën për vota të shqiptarëve është kyçur edhe Partia Demokristiane e Zvicrës (CVP), e cila prej vitesh përjeton një krizë kredibiliteti dhe sipas anketës së fundit në zgjedhjet palamentare në vjeshtë mund të marrë jo më shumë se 11,5 për qind të votave. Për këtë parti kandidojnë gjithsejtë 11 shqiptarë dhe shqiptare. Në të kaluarën CVP ka qenë skeptike edhe ndaj pranimit të të krishterëve protestantë në parti, sepse historikisht e shikon veten si parti të katolikëve dhe përfaqësuese e kantoneve të Sonderbundit (aleanca e veçantë) në Zvicrën qendrore. Këto kantone nga mesi i shekullit 19-të u bënë bashkë për të përfaqësuar interesat e fshatarësisë konservatore kundër qendrave të reja rajonale, të cilat dominoheshin nga shtresat urbane, protestante dhe liberale, të cilat synonin një Zvicër unike dhe konfederale.

Konflikti kulmoi më 1847 me luftën e Sonderbundit mes fshatarësisë konservative-katolike dhe elitës liberale të koncentruar kryesisht në qytete. Pasi e fituan këtë betejë elitat liberale formuluan Kushtetutën e vitit 1848, me të cilën Zvicra u shndërrua prej një bashkësie shtetesh në shtet konfederal dhe unik. Që nga atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në Zvicër dhe CVP tani thekson se është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe myslimanët. Në Zvicër CVP, siç kanë njoftuar mediumet e këtushme, po bashkëpunon me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Shumica e kandidatëve shqiptarë të CVP-së gjenden kryesisht nga fundi i listave të kandidatëve për deputetë nacionalë dhe kanë gjasa minimale për t’u zgjedhur. «Megjithatë, ata nuk janë të mendimit se po keqpërdoren si sjellës të votave», shkruan gazeta «Tages Anzeiger». «Edhe kandidatët e tjerë është dashur të arrijnë pozitat e tyre duke punuar shumë. Ne kosovarët po renditemi në fund», ka deklaruar Lulzim Maliqi, i cili gjendet në vendin e 29-të të listës së CVP-së për kantonin e Zürichut.

Lidhur me kandidimin e shqiptarëve në listën e CVP-së ka folur edhe Martin Schwegler, i cili mes viteve 2005 dhe 2012 ka qenë kryetar i seksionit të CVP-së në Luzern. Schwegler kishte vërejtur se në kantonin e Luzernit është i koncentruar një numër i madh i shqiptarëve të besimit katolik dhe kishte inicuar themelimin e grupit «Kosovarët Demokristianë brenda CVP-së» (CDK). Ai thotë se qëllimi i themelimit të grupit në radhë të parë ka qenë krijimi i mundësive për integrim më të shpejtë të shqiptarëve. Natyrisht llogaritej edhe në votat e shqiptarëve.

Por Schwegler thotë se përkundër faktit që i ka prirë kyçjes së shqiptarëve në CVP ai është spektik sa i përket kandidaturave të tyre në zgjedhjet nacionale. «Përkundër rolit prijës ne nuk kemi kandidatë nga grupi ‹Kosovarët Demokristianë brenda CVP-së›. Për ata që hyjnë për herë të parë në politikë kandidatura është një sfidë e madhe me potenciale të jashtëzakonshme dëshpërimi. Nuk i njoh rrethanat e kandidaturave në kantonet e tjera për zgjedhjet e vjeshtës. Por duhet pasur kujdes që kandidatët të mos hidhen në ujë të ftohtë. (…) Po ashtu te kandidatet dhe kandidatët nuk duhet të ngjallen pritje të mëdha. Në përgjithësi për një kandidaturë duhet pasur një rrjet të mirë».

Schwegler ka treguar se në vitin 2011 i kanë munguar 3000 vota për t’u zgjedhur në parlameitn zviceran: «Disa kanë thënë se kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit tim për grupin ‹Kosovarët Demokristianë brenda CVP-së›». Sipas tij, ndoshta në aspektin afatgjatë angazhimi i të huajve në partitë zvicerane shpaguhet, por në periudhën afatshkurtër nuk arrihen suksese elektorale me migrantë. -lliNë garën për vota të shqiptarëve është kyçur edhe Partia Demokristiane e Zvicrës (CVP), e cila prej vitesh përjeton një krizë kredibiliteti dhe sipas anketës së fundit në zgjedhjet palamentare në vjeshtë mund të marrë jo më shumë se 11,5 për qind të votave. Për CVP-në kandidojnë 11 shqiptare dhe shqiptarë – shumica pa asnjë përvojë politike. Ish-kryetari i CVP-së në kantonin e Luzernit Martin Schwegler ka deklaruar se kandidatët nuk duhet të kenë pritje të mëdha.

Zviceranët do të zgjedhin në vjeshtë një parlament të ri, por përgatitjet e partive kanë filluar që tani. Secila prej tyre po përpiqet të mobilizojë zgjedhësit dhe të zbulojë potenciale të reja elektorale. Rrjedhimisht, në fokus të partive zvicerane gjenden edhe të huajt, mes tyre edhe shqiptarët. Supozohet se në Zvicër jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë dhe rreth një e treta e tyre janë shtetas zviceranë. Deri më tani të huajt kanë kandiduar kryesisht në lista të partive të majta, të cilat tardicionalisht kanë kërkuar që shteti të bëjë më shumë për integrimin e të huajve. Në Partinë Socialdemokrate shquhen dy emra shqiptarë: Ylfete Fanaj, e cila së fundi është zgjedhur shefe e grupit parlamentar të socialdemokratëve në parlamenitn kantonal të Luzernit, dhe Arbër Bullakaj, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate në kantonin St. Gallen, i cili e përshkruan veten si «zviceran me sfond migrimi». Bullakaj është kandidat i socialdemokratëve për zgjedhjet nacionale – dhe ndoshta i vetmi me shanse për të hyrë në parlamentin zviceran në Bernë.

Në garën për vota të shqiptarëve është kyçur edhe Partia Demokristiane e Zvicrës (CVP), e cila prej vitesh përjeton një krizë kredibiliteti dhe sipas anketës së fundit në zgjedhjet palamentare në vjeshtë mund të marrë jo më shumë se 11,5 për qind të votave. Për këtë parti kandidojnë gjithsejtë 11 shqiptarë dhe shqiptare. Në të kaluarën CVP ka qenë skeptike edhe ndaj pranimit të të krishterëve protestantë në parti, sepse historikisht e shikon veten si parti të katolikëve dhe përfaqësuese e kantoneve të Sonderbundit (aleanca e veçantë) në Zvicrën qendrore. Këto kantone nga mesi i shekullit 19-të u bënë bashkë për të përfaqësuar interesat e fshatarësisë konservatore kundër qendrave të reja rajonale, të cilat dominoheshin nga shtresat urbane, protestante dhe liberale, të cilat synonin një Zvicër unike dhe konfederale.

Konflikti kulmoi më 1847 me luftën e Sonderbundit mes fshatarësisë konservative-katolike dhe elitës liberale të koncentruar kryesisht në qytete. Pasi e fituan këtë betejë elitat liberale formuluan Kushtetutën e vitit 1848, me të cilën Zvicra u shndërrua prej një bashkësie shtetesh në shtet konfederal dhe unik. Që nga atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në Zvicër dhe CVP tani thekson se është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe myslimanët. Në Zvicër CVP, siç kanë njoftuar mediumet e këtushme, po bashkëpunon me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Shumica e kandidatëve shqiptarë të CVP-së gjenden kryesisht nga fundi i listave të kandidatëve për deputetë nacionalë dhe kanë gjasa minimale për t’u zgjedhur. «Megjithatë, ata nuk janë të mendimit se po keqpërdoren si sjellës të votave», shkruan gazeta «Tages Anzeiger». «Edhe kandidatët e tjerë është dashur të arrijnë pozitat e tyre duke punuar shumë. Ne kosovarët po renditemi në fund», ka deklaruar Lulzim Maliqi, i cili gjendet në vendin e 29-të të listës së CVP-së për kantonin e Zürichut.

Lidhur me kandidimin e shqiptarëve në listën e CVP-së ka folur edhe Martin Schwegler, i cili mes viteve 2005 dhe 2012 ka qenë kryetar i seksionit të CVP-së në Luzern. Schwegler kishte vërejtur se në kantonin e Luzernit është i koncentruar një numër i madh i shqiptarëve të besimit katolik dhe kishte inicuar themelimin e grupit «Kosovarët Demokristianë brenda CVP-së» (CDK). Ai thotë se qëllimi i themelimit të grupit në radhë të parë ka qenë krijimi i mundësive për integrim më të shpejtë të shqiptarëve. Natyrisht llogaritej edhe në votat e shqiptarëve.

Por Schwegler thotë se përkundër faktit që i ka prirë kyçjes së shqiptarëve në CVP ai është spektik sa i përket kandidaturave të tyre në zgjedhjet nacionale. «Përkundër rolit prijës ne nuk kemi kandidatë nga grupi ‹Kosovarët Demokristianë brenda CVP-së›. Për ata që hyjnë për herë të parë në politikë kandidatura është një sfidë e madhe me potenciale të jashtëzakonshme dëshpërimi. Nuk i njoh rrethanat e kandidaturave në kantonet e tjera për zgjedhjet e vjeshtës. Por duhet pasur kujdes që kandidatët të mos hidhen në ujë të ftohtë. (…) Po ashtu te kandidatet dhe kandidatët nuk duhet të ngjallen pritje të mëdha. Në përgjithësi për një kandidaturë duhet pasur një rrjet të mirë».

Schwegler ka treguar se në vitin 2011 i kanë munguar 3000 vota për t’u zgjedhur në parlameitn zviceran: «Disa kanë thënë se kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit tim për grupin ‹Kosovarët Demokristianë brenda CVP-së›». Sipas tij, ndoshta në aspektin afatgjatë angazhimi i të huajve në partitë zvicerane shpaguhet, por në periudhën afatshkurtër nuk arrihen suksese elektorale me migrantë. -lli