Të frikësuarit e votojnë SP-në, të vendosurit – SVP-në

Univerisiteti i Bernës me një studim të fundit u jep partive koordinata për tipat e votuesve që do të duhej t’u drejtoheshin.

Sipas studimit, votuesit e socialdemokratëve janë të frikësuar, ndëra ata të populistëv, përkatësisht popullorëve janë të vetëdijshëm dhe e duan hierarkinë. Këto karakteristika ua përshkruan votuesve një studim politologësh nga Universiteti i Bernës. Studimi e hulumton atë se si ndikon personaliteti i njeriut në preferencat partiake. Deri tani është e njohur që rrethi social dhe ngjarjet e momentit kanë një ndikim në mënyrën e votimit të qytetarëve, raportojnë autorët e studimit për «NZZ am Sonntag». Ata po e afirmojnë edhe një faktor tjetër që ka efekt në mënyrën e votimit të qytetarëve: personaliteti. Dhe ai, sipas politologut, është në masën 50 për qind i trashëguar. «Kështu trashëgimtarët tanë e përcaktojnë votimin tonë», thotë raporti.

Njerëzit e pasigurtë dhe të frikësuar, sipas hulumtimit, janë më të prirur të votojnë për SP-në ose CVP – Partinë Demokristiane Popullore. Votuesit e kësaj të fundit si profile janë njerëz që kanë nevojë për harmoni, kurse votuesit e SVP-së i karakterizon vendosmëria. Këto informacione për karakteriistikat e votuesve mund t’u shërbejnë partive politike për strategjitë e fushatës zgjedhore. Kjo i bie që SP-ja dhe CVP-ja votuesve të tyre duhet t’u ofrojnë një politikë të sigurisë ekzistenciale. Kështu FDP-ja, Partia Liberale Demokratike mund të orientohet gjithashtu nga vendosmëria, për t’i marrë votues SVP-së, ose nga harmonia, për t’i marrë zgjedhës CVP-së. Këtë prirje politologët besojnë se e kanë vërejtur kohëve të fundit në ligjërimin e FDP-së. ks