Të dhëna shqetësuese për nivelin e korrupsionit në Kosovë




Dalin të dhëna shqetësuese për nivelin e korrupsionit, ryshfetit dhe nepotizmit.

 

Bazuar në një anketë të zhvilluar nga Lëvizja FOL me qytetarët e të gjitha komunave të vendit, shqetësimi kryesor i tyre rezulton të jetë papunësia e përcjellë nga korrupsioni dhe performanca e dobët e qeverisë, raporton KTV.

Fidan Kalaja nga kjo lëvizje, ka thënë se 40% e qytetarëve korrupsionin e shohin në qeveri, 27.90 për qind mendojnë se është i shtrirë në partitë politike, ndërsa 26 për qind mendojnë se korrupsioni e ka përfshirë sistemin gjyqësor.

Rreth 32 për qind e qytetarëve kanë pranuar se kanë dhënë para apo dhurata për të marrë shërbime në institucionet publike, sidomos në sektorin e shëndetësisë.

Këto të dhëna i konsideron shokuese dhe të turpshme ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, transmeton Koha.net.

Drita Hajdari nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se shqetësuese shumë shqetësuese është përfshirja e gjykatësve dhe prokurorëve në raste korruptive.