Të blesh është për gjysëm më lirë se të marrësh me qira

Edhe një herë: Një shtëpi private kushton sa gjysma e një banese me qira. Pavarësisht nëse ajo kushton dy milionë franga apo vetëm 650’000.

Momentalisht ia vlenë më shumë se kurrë të blesh shtëpi. Sipas një studimi të «Moeypark», kursimet lëvizin në gjysmën e shpenzimeve të qirasë. Ai ilustron këtë me disa llogari të ndryshme për blerësin mesatar. Rezultati: sido që ta marrësh – blerja del për gjysëm më e lirë se qiraja.

Me vlerën mesatare të hipotekave të reja prej 690’000 frangave, me një kamatë prej 1,5 për qind i bie të pagush 900 franga në muaj. Bashkë «shpenzimet anësore» dhe rrjedhjet e tjera financiare, kostoja shkon në 2’040 franga në muaj. Sikur të njëjtin objekt të vlerësuar me një milion franga ta merrje me qira, kostoja e tij do të shkonte në 3’500 franga në muaj. Shtoi kësaj edhe 740 franka «shpenzime anësore», bëhen 4’240 franga. Pa llogaritur amortizimin. Në rast se objekti kushton 650’000 franga, pronari kursen 1’500 franga në muaj. Kushton ai dymilionë franga, kursimet shkojnë në 4’000 franga në muaj.

Gjithsesi, sipas «20 Minuten, ia vlenë ta blesh një objekt. Por është bërë vështirë të vish në një hipotekë, sepse bankat janë bërë shumë kërkuese dhe shtojnë kushte të rrepta. 10 për qind e vlerës së pronës duhet të financohet nga mjete vetanake; kjo domethënë jo nga fondi i arkës pensionale. Dhe si vlerë e pronës llogaritet vlera më e ulët e çmimit të tregut dhe atij të blerjes. Mund të ndodhë që vlerësimi i bankës të shkojnë më poshtë çmimit të blerjes. Dhe kjo mund të bëhet problematike për blerësin, sepse banka e financon vetëm vlerësimin e vet. Diferencën ndërmjet çmimit të blerjes dhe shumës së vlerësuar duhet ta mbulojë vet blerësi.

Për më tepër shuma e vlerësuar e një objekti mund të ndryshojë nga banka në bankë. Prandaj ekspertët rekomandojnë që kandidati të interesohet në më shumë banka. Njëlloj vlenë edhe për kamatën. «Duhet negociuar regjur», transpeton media specialistët e imobilieve. Sepse as intersi, as vlera e objektit nuk janë të palëvizshme. ks

Foto: K. Shabani