Të blesh dhe ta kthesh mbrapsht




Shtëpitë e mëdha të mallrave tregojnë mirëkuptim dhe ua kthejnë klientëve sendet e blera pa ndonjë diskutim mbrapsht. Në fakt ata kanë luksin për një gjë të tillë, sepse nuk është gjithkund kështu.

Blerësit kërkojnë t’i kthejnë gjërat e blera mbrapsht dhe shtëpitë e mëdha ua plotësonë këtë dëshirë. Kjo krijon përshtypjen që një gjë e tillë është ligjore. Në fakt kjo është krejt vullnetare. Me këtë ata i lidhin klientët, duke e rritur besimin e tyre në to. Në fakt, për një gjë të tillë nuk janë të oblikguar dhe nuk ështe te të gjitha dyqanet kështu, shkruan NZZ në një raport të këtyre ditëve.

Kontrata është kontratë!

Me blerjen e një artikulli – dorëzimin e tij dhe pagesën e dakorduar – është lidhur, në fakt, një kontratë. Këto gjëra janë të rregulluara mirë me ligj, i cili parasheh mbrojtje të klientëve në rast të mungesave ose defekteve të gjësë së blerë. Por ligji nuk parasheh tërheqjen nga kontrata dhe kthimin e sendit të blerë për qef. E bleve një gjë, puna mbaroi. Kontrata është kontratë!

Duke qenë se shitoret konfrontohen shpesh me insistimin e klientëve për t’i këthyer gjërat e blera, pa ndonjë mangësi, ato kanë krijuar rregullore interne për kalimin e këtyre situatave. Për çka ato në Zvicër, për dallim nga vendet e UE-së, nuk janë të obliguara.

Media e ka hulumtuar problemin në dyqanet e mëdha si Coop, Migros dhe ndonjë tjetër. Punëtorët aty raportojnë që, edhe pse nuk janë të obliguar t’i kthejnë gjërat e blera mbrapsht, e bënjë megjithatë një gjë të tillë nëse sendi i blerë ka ngelur i papërdorur dhe është në paketim origjinal. Për Coop është me rëndësi që klienti të dalë i kënaqur nga dyqani dhe të ndihet mirë aty. Pak a shumë kjo vlen edhe për Migros; aty i marrin gjërat mbrapsht edhe pas një muaji, por kërkohet letra e llogarisë. Po kështu edhe Loeb, ndonëse mund të bëjë edhe përjashtime.

Kjo zemërgjerësi konsiderohet si një instrment marketingu. Për koston e kësaj bujarie, ata nuk parapëlqejnë të komentojnë. Sipas gazetës, ajo mund të jetë e lartë dhe u faturohet klientëve në tjetër mënyrë.

Bon në vend të parasë

Kthimin e gjërave të blera nuk mund ta praktikojnë dyqanet me margjina të vogla. Të kërkosh një gjë të tillë nga këto shitore nuk është e përligjur dhe fer, shkruan media. Për t’i kënaqur klientët e tyre, këto dyqane, në fakt, i pranojnë artikujt e blerë mbrapsht, por në vend të parasë ua japin një bon për të blerë njëherë tjetër në atë dyqan. Kjo është e lejuar, sipas raportimit të tyre. Blerësi duhet ta vendosë vetë, nëse e pranon një gjë të tillë, ose e mban artikullin e blerë. Kush dëshiron të shkojë në të sigurtë, sqarohet me shitësin paraprakisht nëse mund ta kthejë fare dhe në çfarë afati artikullin e blerë… Më së miri me shkrim. / ksShtëpitë e mëdha të mallrave tregojnë mirëkuptim dhe ua kthejnë klientëve sendet e blera pa ndonjë diskutim mbrapsht. Në fakt ata kanë luksin për një gjë të tillë, sepse nuk është gjithkund kështu.

Blerësit kërkojnë t’i kthejnë gjërat e blera mbrapsht dhe shtëpitë e mëdha ua plotësonë këtë dëshirë. Kjo krijon përshtypjen që një gjë e tillë është ligjore. Në fakt kjo është krejt vullnetare. Me këtë ata i lidhin klientët, duke e rritur besimin e tyre në to. Në fakt, për një gjë të tillë nuk janë të oblikguar dhe nuk ështe te të gjitha dyqanet kështu, shkruan NZZ në një raport të këtyre ditëve.

Kontrata është kontratë!

Me blerjen e një artikulli – dorëzimin e tij dhe pagesën e dakorduar – është lidhur, në fakt, një kontratë. Këto gjëra janë të rregulluara mirë me ligj, i cili parasheh mbrojtje të klientëve në rast të mungesave ose defekteve të gjësë së blerë. Por ligji nuk parasheh tërheqjen nga kontrata dhe kthimin e sendit të blerë për qef. E bleve një gjë, puna mbaroi. Kontrata është kontratë!

Duke qenë se shitoret konfrontohen shpesh me insistimin e klientëve për t’i këthyer gjërat e blera, pa ndonjë mangësi, ato kanë krijuar rregullore interne për kalimin e këtyre situatave. Për çka ato në Zvicër, për dallim nga vendet e UE-së, nuk janë të obliguara.

Media e ka hulumtuar problemin në dyqanet e mëdha si Coop, Migros dhe ndonjë tjetër. Punëtorët aty raportojnë që, edhe pse nuk janë të obliguar t’i kthejnë gjërat e blera mbrapsht, e bënjë megjithatë një gjë të tillë nëse sendi i blerë ka ngelur i papërdorur dhe është në paketim origjinal. Për Coop është me rëndësi që klienti të dalë i kënaqur nga dyqani dhe të ndihet mirë aty. Pak a shumë kjo vlen edhe për Migros; aty i marrin gjërat mbrapsht edhe pas një muaji, por kërkohet letra e llogarisë. Po kështu edhe Loeb, ndonëse mund të bëjë edhe përjashtime.

Kjo zemërgjerësi konsiderohet si një instrment marketingu. Për koston e kësaj bujarie, ata nuk parapëlqejnë të komentojnë. Sipas gazetës, ajo mund të jetë e lartë dhe u faturohet klientëve në tjetër mënyrë.

Bon në vend të parasë

Kthimin e gjërave të blera nuk mund ta praktikojnë dyqanet me margjina të vogla. Të kërkosh një gjë të tillë nga këto shitore nuk është e përligjur dhe fer, shkruan media. Për t’i kënaqur klientët e tyre, këto dyqane, në fakt, i pranojnë artikujt e blerë mbrapsht, por në vend të parasë ua japin një bon për të blerë njëherë tjetër në atë dyqan. Kjo është e lejuar, sipas raportimit të tyre. Blerësi duhet ta vendosë vetë, nëse e pranon një gjë të tillë, ose e mban artikullin e blerë. Kush dëshiron të shkojë në të sigurtë, sqarohet me shitësin paraprakisht nëse mund ta kthejë fare dhe në çfarë afati artikullin e blerë… Më së miri me shkrim. / ks