Të bëhet ç’të bëhet

Foto: Shutterstock



Të bëhet ç’të bëhet!
Po veç në liman të mos vesh,
të shtrihesh e të flesh
dhe të kënaqesh me argëtim!
Lufta dhe fitorja në jetë,
më i larti qëllim!
Të luftosh, të kalosh
nga lartësia në lartësi. ..
flamur valëvitës,
det me stuhi!. ..
Ohej!
Te behet ç’të bëhet!
Po veç në liman të mos vesh,
të shtrihesh e të flesh
dhe të kënaqesh me argëtim!
Qofsh në mjerim a lumturi!
Jeta është vetëm në det me stuhi!
Ohej! Ohej!