Të akuzuarit në rastin «Medicus» kundërshtojnë vendimin e Themelores

Specialisti i urologjisë, Lutfi Dervishi bashkë me djalin e tij, Arbanin dhe tre të akuzuar të tjerë janë paraqitur sërish në gjykatë, pas afro dy vjetësh, shkruan sot Koha Ditore.




Kësaj radhe, për të shqyrtuar e ankesat drejtuar në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Gjykatës Themelore, e cila në vitin 2013 i shpalli fajtor dhe i dënoi me 20 vjet burgim.

Lutfi e Arban Dervishi, Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyçi u dënuan për krim të organizuar, trafikim me njerëz dhe lëndim trupor. Që të gjithë, përmes ankesave po pretendojnë se vendimi i gjykatës, i nxjerrë para dy vjetësh është i paligjshëm, meqë brenda tij ka shumë shkelje, si dhe është mbështetur në prova të siguruara në mënyrë joligjore.

Gjatë seancës të mbajtur të mërkurën në Apel, përveç leximit të ankesave të të akuzuarve është lexuar edhe ankesa e prokurorisë. Kjo e fundit ka kërkuar që të mos merren parasysh ankesat e të pandehurve.