Takohen Ahmeti e Batáry

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti sot në takim shefin e misionit të zyrës ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Kosovë, Ľubomir Batáry.




Kryetari Ahmeti i dëshiroi mirëseardhje Batáryt si dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në fusha që janë me interes të përgjithshëm.

Ai poashtu e njoftoi Batáryn lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet qeverisja komunale, si dhe projektet e shumta që janë të planifikuara me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, transmeton Koha.net.

Njëkohësisht, i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e informoi Batáryn lidhur me reformat në administratën publike, arsim, shëndetësi si dhe për reformimin e transportit publik.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, sifdat si dhe alternativat për tejkalimin e tyre.