Tahiri: Serbia e ka njohur Kosovën në fushat ku ka nënshkruar marrëveshjet

Ministrja për Dialogun Edit Tahiri në emisionin Interaktiv të KTV-së foli për marrëveshjet e parafuara ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Ajo ka këmbëngulur se Serbia e ka njohur Kosovën.

«Në të gjitha fushat ku janë arritur marrëveshjet me ligjet e Kosovës, Serbia ka njohur Republikën e Kosovës», ishte decidive ajo, transmeton Koha.net.
Për këtë ajo ka marrë shembull Marrëveshjen e energjisë që është arritur në vitin 2013. Sipas saj Serbia ka thënë se ajo do të shuajë operatorët ilegalë. Prandaj e njeh Kosovën si shtet.

Te lëvizja e lirë, tha ajo Serbia ka njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës.

Serbia ka njohur pavarësinë e Kosovës në fushat ku janë arritur marrëveshjet.

Ajo mendon se në fund të negociatave rreth kapitullit 35 Serbia do ta njohë Kosovën dhe se pas përfundimit të këtij kapitulli të dy vendet do t nënshkruajnë një marrëveshje për njohjen reciproke.

Tahiri ritregoi se Kosova ka kërkua një garanci nga BE që gjatë negociatave të Kosovës me BE-në- Serbia të mos mund ta pengojë anëtarësimin.