Kufijtë e Ballkanit, të hapur për refugjatët e luftërave

Azilkërkuesit udhëtojnë nga Greqia nëpër Ballkan me shpresë se do të arrijnë në vendet më propseruese të Bashkimit Evropian

Nga Dan McLaughlin

Idomeni, Greqi – Ishte ushqimi i drekës së Bajramit që nuk do ta harronin gjatë, por shpresonin se kurrë vakt si ai nuk do të hanin më.

Qindra myslimanë nga Siria, Irkau dhe Afganistani kanë kaluar ditët e fundit të muajit të ramazanit duke ecur përgjatë binarëve të hekurdhave nga Greqia në Maqedoni.

Ata kishin shtruar një shtrojë për të improvizuar një tryezë me pite, ëmbëlsira, pemë dhe pije të ftohta që ua kishin dhuruar grekët e zonës, nën hijen e pishave dhe nën shikimin e tre policëve që zgërdhiheshin teksa qëndronin jo më larg se 150 metra prej tyre, matanë kufirit të padukshëm ndërkombëtar.

Hasani nuk dorëzohet

Për shmëkënd, ndeja e habitshme dhe e papritur përbënte një dilemë të jashtëzakonshme: Nxehtë, të uritur dhe të etur qysh ishin, po guxonin të uleshin e të shijonin ushqimin më të mirë që kishin futur në gojë javëve të fundit dhe po lejonin t’u rrëshqiste rasti nga duart për të kaluar në shtetin e radhës në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore?

Hasani u kërkoi dy të bijve të shkonin të hanin. Po lironte pak kollaren që të mos i zihej fryma e po shikonte derisa disa fëmijë që po luanin poshtë e lartë, duke kaluar matanë hekurudhës derisa u turrën drejt një vullnetari që po u sillte disa simite të ftohta.

«Kam riparuar për 34 vjet me radhë binarët e hekurudhave në Siri», thekson Hasani. «Tani ja ku jam me dy të bijtë e mi. Dy djem të tjerë dhe e bija janë me gruan në Stamboll, sepse nuk kishim para për t’u nisur të gjithë së bashku. Eventualisht do të bashkohemi e të jetojmë përsëri si familje – në Holandë, dashtë Zoti».

Hasani, një kurd 58-vjeç nga qyteti Afrin në krahinën e Alepit, ka paguar një burrë në Stamboll për ta dërguar atë dhe të bijtë me një barkë të stërngarkuar nëpërmjet udhëtimit ilegal e të rrezikshëm prej Izmirit turk deri në Lesbos të Greqisë. Shifra standarde për një person është 1’000 euro, ka thënë Hasani dhe emigrantë të tjerë. Të gjithë refuzojnë të tregojnë mbiemrin për shkak të frikës së problemeve ligjore në BE ose për të afërmit e tyre në vendlindje.

Midis deti, pa busull

«Në barkën tonë të vogël ishin 40 persona, dhe kur iu afruam Greqisë, djaloshi që printe, që kishte një armë, kërceu në një tjetër barkë që të kthehej në Turqi», rrëfen Hasani, duke thënë se emrin e kishte Hanibal, një mësimdhënës 23 vjeç matematike nga kryeqyteti sirian, Damask.

«Ai na tha ta fudnosnim barkën, sepse përndryshe, gardianët e kufirit do ta mbushnin me naftë dhe do ta ndiznin motorin për të na kthyer nga kishim ardhur. Por grekët na ndihmuan dhe na çuan në Samos».

Përditë, qindra persona nga Lindja e Mesme arrijnë në Lesbos, Samos dhe ishuj të tjerë grekë, ku regjistrohen prej policisë dhe pastaj u jepet lejeqëndrimi i përkohshëm në Greqi.

Pavarësisht se Greqia është anëtare e Bashkimit Evropian, emigrantët shpejt e shpejt lëvizin në drejtim të Maqedonisë dhe Serbisë për të provuar të hyjnë përsëri në BE në pikat kufitare të pambrojtura të Hungarisë, pastaj udhëtojnë në vende më të pasura të bllokut evropian.

Rruga ballkanike tani është bërë më e njohura e më rrahura për azilkërkuesit që dëshirojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore, dhe ajo i çon ata në këmbë ose me autobus në Idomeni – fshatin përtej pishnajave që fshehin këta emigrantë dhe policinë kufitare prej syrit të njerëzve.

Në Maqedoni, o kërbaçin, o haraçin

«Shoferi i autobusit u ndal, tregoi këtë rrugë dhe na tha se Maqedonia ishte matanë”, thekson Hanibali, që shpreson të arrijë në Gjermani, bashkë me të fejuaren që ende është në Siri. “Tani janë bërë pothuajse dhjetë orë që presim ta kalojmë kufirin. Kemi provuar më herët, por policia na goditi me kërbaç. Disa njerëz na kanë thënë se kanë tri ditë që po presin këtu».

Rrëfimet e ngjashme ishin të zakonshme në fillim të korrikut, kur Mjekët Pakufij (MSF) raportuan se rreth dy mijë emigrantë ishin kurthuar në Idomeni në kushte jashtëzakonisht të vështira derisa Maqedonia nuk po ia dilte të menaxhonte refugjatët e porsaardhur.

Emigrantët ishin terrorizuar prej grupeve mafioze, plaçkitësit e të cilave – me pajtim të policisë që mbyll sytë – i detyojnë refugjatët e shkretë të paguajnë haraç derisa kalojnë nëpër male e fusha në zonën kufitare. Ata që refuzojnë rrihen keq dhe detyrohen të kthehen në Greqi.

«Refugjatët që po ikin prej luftës dhe persekutimit e bëjnë këtë udhëtim përgjatë Ballkanit me shpresë se do të kenë siguri në Evropë, duke u shndërruar në viktima të abuzimit dhe eksploatimit, dhe në mëshirë të sistemeve të dështuara të azilit», ka deklaruar Gauri van Gulik, zëvendësdrejtor i «Amnesty International» për Evropë dhe Azi Qendrore.

Kritikat e ashpra të huaja e kanë detyruar Maqedoninë që më 18 qershor të lejojë emigrantët të aplikojnë për azil të përkohshëm prej 72 orësh në kufi dhe për të përdorur transportin publik – duke hequr ndalesën që kishte detyruar shumë emigrantë të blinin biçikleta dhe të pedalonin përgjatë vendit nëpër rrugë magjistrale e ndanë hekurudhave, ani pse në prill 14 afganë dhe somalezë ishin rrokur për vdekje nga treni.

Aleancë me kriminelët

Ndalesa lejoi lidhjen e njëfarë aleance me kriminelët batakçinj dhe policinë që kontrollonte emigrantët gjatë gjithë rrugës nëpërmjet Maqedonissë – duke i shoqëruar ata prej momentit të hyrjes nga Greqia deri në dalje në kufi me Serbinë në makina dhe autobusë. Shumë prej emigrantëve ishin burgosur dhe ngujuar nëpër shtëpi të ruajtura prej kiriminelëve derisa paguanin shumën e kërkuar.

«Kur politikanët vendosin të mbyllin kufijtë, krejt çfarë bëjnë është dorëzimi i kontrollit mafisë dhe policisë së korruptuar, dhe i detyrojnë refugjatët të paguajnë shumë më shumë për të kaluar nëpër vend», ka deklaruar Vasilis Tsartsanis, fotograf grek, që ka ndihmuar emigrantët në Idomeni për pothuajse një vit, si dhe për të dokumentuar vështirësitë e tyre.

Emigrantëve tani u janë dhënë nga 72 orë leje qëndrimi të përkohshëm për kalim nëpër Maqedoni dhe mund të përdorin transportin publik. Policia kufitare kërkon vetëm të rregullohet fluksi i personave që është shumë i madh për t’u mbajtur nën kontroll – megjithëse ata ende u japin dajak grupeve teksa kalojnë zonën kufitare.

«Asgjë nuk i ndal refugjatët!», ka thënë Tsartsanis.

«Rreth 800 deri në 1’000 vijnë nëpër Idomeni çdo ditë, dhe unë ruaj kontaktet me shumë prej tyre nëpërmjet celularit ose ‹Facebookut›. Të gjithë tani janë në Evropë. Por a nuk do të preferonit që ata të arrinin me pak para në xhepa në vend se të plaçkiten e të rrihen prej kriminelëve përgjatë rrugës? Ky është një biznes i madh i majmë për mafinë tani».

Një milion pyetje, asnjë përgjigje

Për njëfarë kohe, nis të përmirësohet humori i Tsartsanisit dhe vullnetarëve të tjerë që u japin ushqim dhe pije refugjatëve, dhe aktivistët e MSF-së shpërndajnë çanta me ushqime, duke ofruar ndihmë mjekësore dhe organizuar lojëra për fëmijët.

Por të rriturit mbesin duke mbajtur sytë katër në ankth. Kur do të sinjalizojë policia grupin tjetër të ngutet drejt Maqedonisë? A do t’i sulmojnë plaçkitësit dhe vjedhin në male? Athua çfarë i pret në Serbi? Dhe a do t’ia dalin të hyjnë përsëri në BE nëpërmjet Hungarisë, ku po ndërtohet një mur gjembor si kundërpërgjigje ndaj numrit në ngritje të azikrkuesve, që arrijnë nëpërmjet rrugës së Ballkanit – më shumë se 100 mijë deri tani svjet.

Në kohën kur i nxehti po bëhet i padurueshëm, argumentet vazhdojnë të përplasen në flakët e shkrepësve të burrave të vendeve të ndryshme. Dikush tërhiqet pak që të shkojë të flasë me policinë. Disa të tjerë janë lodhur dhe largohen pak që t’i shpijnë këmbët në fusha. Nganjëherë policia dërgon makina malore për të kontrolluar grupet. Nganjëherë këmbejnë shikime të ashpra dhe vazhdojnë të nxjerrin tymin e duhanit nga goja.

Idomeni është një prej vendeve të shumta nëpër të cilat kalon rruga e Ballkanit që i detyron shumicën e refugjatëve të vendeve të ndryshme të bashkohen drejt qëllimit të njëjtë.

Shumë sirianë në mënyrë të veçantë janë të veshur mirë dhe të pajisur me gjësendet e nevojshme. Ata në përgjithësi janë në gjendje të mirë shëndetësore. Disa madje kanë tenda dhe pajisje të tjera kampingu, dhe është goxha e zakonshme t’i telefonojnë të afërmit e tyre që t’u dërgojnë para në Stamboll, Athinë a Beograd.

Sa më larg, aq më mirë

Në rrethana të tjera, disa emigrantë sirianë do të mund të merreshin gabimisht për studentë oa familje që shkojnë në pushime në vende malore. Përndryshe, afganët, somalezët dhe pakistanezët janë emigrantët më të varfër, dhe prandaj edhe udhëtimet e tyre janë më të gjatat, më të vështirat dhe më të rrezikshmet.

Dhe krejt papritur fëmijë e burra me çanta në krahë nisin të marrin turr në momentin kur policia vendos të lejojë grupin e radhës të kalojë. Menjëherë shihen valixhe e tenda që bien përtokë derisa i madh e i vogël shtyhen me bërrryla kush të kalojë i pari.

Mbase më shumë se 200 persona kanë kaluar kufirin e padukshëm, duke biseduar pastaj matanë për rrethanat dhe për udhëtimin se kush ka ecur më së gjati. Policia vazhdon të shikojë me sytë katër.

Nja tridhjetë metra më larg, një polic tjetër jep shenjë për kalimin e nja njëzetë personave.

Grupi duket se prihet prej Adilit, 33 vjeç, një kurd sirian që po udhëton me gruan, djalin 2 vjeç dhe shume kushërinj.

Hasani dhe dy djemtë e tij janë me të, duke ua mësyrë fushave të Maqedonisë me zemërimin që lënë prapa shpinës në shpatullat e atyre që ende po presin të kalojnë prej Greqisë pas tyre.

Deri në mbrëmje, të gjithë duhet të largohen nga Greqia dhe të kalojnë nëpërmjet Maqedonisë në drejtim të Serbisë. Ata tashmë ia kanë kthyer shpinën Bashkimit Evropian me shpresë se do të shkelin përsëri në të – sa më më në veri të tij, aq më mirë për ta.

«Al-Jazeera»

(Vijon)

Pjesa e dytë përcjell azilkërkuesit derisa kalojnë nga Maqedonia në Serbi dhe në drejtim të Hngarisë.