Sytë e tu janë zjarre

Foto: Shutterstock



Sytë e tu janë zjarre, e shpirti im është katran dhe rrëshirë.
Kthema shpinën para se të digjem përbrenda si furrë thëngjilli!
Jam violinë me t’gjitha këngët e botës ndryrë n’kuti,
Dhe mund ta lozish si të duash, kur të duash.

Kthema shpinën, largohu nga unë!
Dëshiroj të digjem, dëshiroj të ftohem!
Ç’dëshirë, ç’lakmi, as vjeshtë as pranverë.
Ju tela të ngrehur, këndoni në ekstazë çmendie
Vitet e dashurisë sime në një himn të gëzueshëm.

Kthema shpinën, largohu nga unë!
Le të digjemi si një mbrëmje vjeshtore;
gëzimi i stuhisë përshkon flamurin tonë gjak, flamurin flori –
derisa ndalon e unë të shoh ndajmuzgu të zhduken hapat e tu,
ti, e fundit që më shoqërove për hir të rinisë sime të zjarrtë.

Përktheu: Kosovë Rexha – Bala