Swiss vjen me 51 milionë fitim

Kompania e ka rritur fitimin në kuartalin e parë të këtij viti ndjeshëm, njoftojnë mediat zvicerane.

Në kuartalin e fundit të vitit të kaluar Swiss rezulonte me një milion franga humbje. Në kuartalin e parë të 2015-tës, kompania shënon një fitim prej 51 milionë frangash. Pavarësisht nga fuqia e frangut dhe luftës së rreptë të çmimeve, qarkullimi i kompanisë është rritur për 0,2 për qind, në 1,19 miliard franga.

Heqja e kursit minimal të euros dhe presioni i konkurrencës kanë pasur një efekt negativ në biznesin e kompanisë, ka njoftuar Swiss për mediat zvicerane. Sipas tij, sidomos tregu vendor dhe dhe trafiku europian janë eksploatuar nga këta faktorë.

Përkundër kësaj, fluturimet interkontinentale kanë shkuar mirë, pavarësisht nga ndikimeve negative monetare. Njësoj ka pasur një efekt pozitiv instalimi i masave të kursimit. Kompania raporton për implementimin e 148 nga 320 masat e rekomanduara.

Ndër masat më të rëndësishme për kompanianë konsiderohen menaxhimi i derivatit dhe rregullimet në Aeroportin e Cyrihut. 51 milionët e fituar, sipas Swiss, janë rezultat i një dicipline të hekurt të kapaciteteve, që ka çuar në lehtësimin e fluturimeve dhe uljen e shpenzimeve të derivatit.

Numrin e pasagjerëve kompania e kishte bërë të ditur në mes të prillit. Ai është rritur në raport me qarkullimin buxhetor të Swiss për 0,2 për qind, në 3,53 milionë franga. Numri i fluturimeve ishte zvogëluar për 2,9 për qind, çka ka pasur një ngritje të ngarkesës për 0,1 pikë përqindjeje, në 78,9 për qind. / ks

Foto: Dashnim HEBIBI