Swiss ndërpret fluturimet për në Stamboll

Zhvillimet në Turqi kanë pasojat e tyre: Kanë rënë rezervimet dhe airlajni zviceran i fshin fluturimet për në Stamboll.

Avion i Swissit në aeroportin ndërkombëtar Ataturk të Stambollit

Vitin e kaluar për në Stamboll kishin udhëtuar 12,6 milionë turistë. Sipas Mastercartës, vetëm katër qytete të tjera në botë tërhiqnin më shumë vizitorë: Londra, Bangkoku, Parisi dhe Dubai. Pas përpjekjes për grushtet, kjo ka ndryshuar. Në një atentat në aeroportin Ataturk në qershor humbën jetën 45 persona. Përkeqësimi i gjendjes së sigurisë ka çuar në një rënie të ndjeshme të rezervimeve, është shprehur për Tages Anzeiger zëdhënësja e Swissit.

Kështu shoqëria e fluturimeve nxjerr konseguenca. Swissi për periudhën e dimrit 2016/17 do ta fshijë Stambolli nga prgrami. Ndërsa deri më tani ai fluturonte dy herë në ditë në këtë qytet. Ndërmjet janarit dhe majit 2016 shifrat e rezervimeve për në Turqi kishin rënë për 22 për qind. Pas përpjekjes së grushtetit dhe politikës autoritere të presidentit Erdoan, pritet një rënie e mëtutjeshme e interesimit për në Stamboll – edhe e udhëtimeve për çështje pune.

Një rol në këtë mes luan edhe konkurrenca. Swiss ankohet edhe nga rritja e fuqishme e kompanisë pjesërisht shtetërore të fluturimeve Turkish Airlines. Kjo ka çuar në teprimin e kapaciteteve dhe rënien e çmimeve. Për këtë arsye, para një viti e gjysmë fluturimet për në Stamboll i hoqi nga programi simotra austriake e Lufthansas, Austrian Airlines. Edhe ajo, përveç tjerash, e kishte përmendur rënien e interesimit si arsye. ks