Suspendohen dy policë që po hetohen

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes një komunikate për medie bën të ditur se pas pranimit të një njoftimi zyrtar nga Prokuroria e Shtetit se ndaj dy zyrtarëve të IPK-së është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ka marrë vendim të suspendojë me pagesë dy zyrtarë të lartë të saj.

Vendimi për suspendim bazohet në Ligjin Nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 16/MPB-2015, për përcaktimin e shkeljeve, masave disiplinore dhe procedurës disiplinore ndaj punonjësve të IPK-së, transmeton Koha.net.