Surroi: Ylli Hoxha duhej të ishte në liri, mbrojti dinjitetin e një deputeti

Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi, përmes rrjetit social Facebook ka dalë në mbrojtje të aktivistit të Vetëvendosjes dhe të këshilltarit të Kuvendit të Prishtinës, Ylli Hoxha, i cili gjatë trazirave të mbrëmshme u arrestua nga policia me pretekst se ishte i dhunshëm.




Postimin e plotë të Surroit po japim në vijim:
«Ylli Hoxha është në paraburgim, sepse ka mbrojtur dinjitetin e një deputeti të Kuvendit të Kosovës, pra edhe votën e qytetarëve që e përkrahën, transmeton koha.net.

Në demokraci, Ylli Hoxha duhej të ishte në liri, i mirëpritur për kryerjen e asaj që ai ndjen si obligim të vetin qytetar», thuhet në postimin e shkrimtarit Veton Surroi.