Surroi: Vetëm konsensusi e nxjerr Kosovën nga bllokada

Krijimi i konsensusit brenda të cilit mund të gjendet çdo gjë është forma e vetme që i ka ngelur pushtetit ta përdorë për të nxjerrë vendin nga bllokada disa mujore, ka thënë për «Rubikon» shkrimtari e publicisti, Veton Surroi. Ndërsa për pushtetin, ai ka thënë se nuk duhet t’i procedojë këto çështje sikur nuk ka ndodhur asgjë.




«Të thuash se do t’i procedojmë sikur të mos kishte ndodhur gjë, është ofendim. Është ofendim ndaj institucioneve, ndaj qytetarëve të Kosovës dhe në fund të fundit është kundër interesave të vendit. Asnjë qeveri nuk duhet të ndryshojë kahjen historike të Kosovës, e kahja historike është e pavarësisë së plotë, demokratizim, vend anëtar i NATOS», tha Surroi.

Ndërsa në anën tjetër opozita, sipas publicistit dhe shkrimtarit Surroi, duhet të qartësoj qëndrimet e veta dhe nëse ka një ide tjetër duhet ta prezantojë atë.

Ekipi negociator i këtyre kësaj marrëveshje në Bruksel ka bërë vetëm hapa ndryshe, ka thënë ai më tej.

«Ekipi negociator i kësaj radhe është më i dobëti. Ata kanë filluar negociatat më 2010 kur kemi qenë në favor për shkak të vendimit të GJND-së, dhe për gjashtë vjet kanë bërë vetëm hapa prapa. Ka vetëm shpenzim energjie, kohe e paraje», ka shtuar Surroi.

Ai i rekomandoi qeverinë që lehtësinë që përdor në dialogun me palën serbe ta praktikojë edhe për të dialoguar me opozitën vendase.

«Ajo që nuk harrohet është se Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare të cilët çdo ditë do të trokasin në dyer dhe të shohin se ku janë me këto vendime», përfundoi Surroi.