Surroi në Novi-Sad do të flasë për letërsinë dhe politikën

Veton Surroi do të marrë pjesë në konferencën rajonale «Book Talk 2015», si dhe do të nënshkruajë librin e tij «Miliarderi», së fundi të përkthyer dhe botuar në gjuhën serbe.

Novi-Sad, 2 shtator – Shkrimtari dhe publicisti Kosovar, Veton Surroi, do të jetë një nga folësit në konferencën letrare rajonale «Book Talk 2015», që mbahet këtë javë, në Novi-Sad, në organizim të shtëpisë botuese serbe «Color Press».

Surroi, romani i të cilit, «Miliarderi», është përkthyer së fundi në gjuhën serbe, do të flasë të premten në panelin «Çka ka dashur të na tregojë Grassi: a ka letërsi pa qëndrim politik», ku, përveç tij, do të paraqiten edhe shkrimtarja sllovene Svetlana Slapshak, malaziasi Balsha Brkoviq, boshnjakja Lejla Karamujiq, Laslo Vegel nga Vojvodina (Serbi), si dhe Nenad Shaponja e Marko Vidojkoviq, po ashtu nga Serbia, shkruan sot Koha Ditore.

Në kuadër të konferencës «Book Talk 2015» do të trajtohen edhe tema të tjera nga sfera e letërsisë dhe ndikimit të situatës politike në shkrimin dhe leximin e librit, ndërsa folësit e tjerë përfshijnë shkrimtarë dhe publicistë nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, si dhe vende të tjera të rajonit.

Për Surroin, kjo është vizita e dytë në Serbi pas asaj të qershorit, kur në Beograd u promovua romani i tij «Miliarderi», i përkthyer e botuar në gjuhën serbe nga shtëpia botuese «Samizdat – B92». Gjatë qëndrimit në Novi-Sad, të premten, Surroi është paraparë që të nënshkruajë «Miliarderin» në librarinë «Delfi».

«Miliarderi», i botuar më 2013 nga Shtëpia Botuese KOHA, është romani i parë i Surroit, nga pesë librat e tij të deritanishëm: «Fluturimi i fundit i Azem Berishës për në Kështjellë» (KOHA 2005), «Libri i fluturave» (KOHA 2011), «Këmbët e gjarprit» (KOHA 2014) dhe «Ambasadori i Melkizedekut» (KOHA 2015).