Sulmohet në Beograd filozofi francez Bernard-Henri Levy, i cili përkrahu sulmet e NATO-s

Një sulmuese ka goditur me tortë në fytyrë filozofin nga Parisi pas prezantimit të filit të tij Peshmerga në kuadër të festivalit të filmit Beldocs. Levy e quajti sulmin fashist dhe tha se në Beograd ende nuk ka fituar demokracia.

Bernard-Henri Levy.



Bernard-Henri Levy, njëri prej filozofëve më të njohur francez dhe aktivist për të drejtat e njeriut, është atakuar të mërkurën gjatë festivalit të filmit dokumentar në Beograd, Beldocs. Një incident më të madh e kanë penguar kameramanët dhe disa shikues. Levy u godit me tortë në fytyrë. (Pamjet nga sulmi mund t’i gjeni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=VRMEVnvfVuY).

Nën thirrjet «Vrasës shporru nga Beogradi» dhe «Ky horr është angazhuar për bombardimin e Jugosllavisë tetë vjet para ndërhyrjes së NATO-s»: me këto thirrje tre të vetëquajtur majtistë ndërprenë fjalimin e Levyit në Sallën e Qendrës Kulturore, pas prezantimit të filmit të tij Peshmerga. Një i ri tjetër, i ashtuquajtur majtist, mbante në duar një pankartë me shënimin «Bernard Levy përkrah vrasjet imperialiste».

Levy e quajti sulmin ndaj tij akt fashist. Ai tha se Serbia nuk paskësh ndryshuar siç kanë shpresuar miqtë e saj. «Demokracia ende nuk ka fituar në Beograd. Nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën të gjithë në këtë qytet. Rroftë Europa dhe Serbia demokratike në Bashkimin Europian. Jam krenar që sot para jush mbroj trashëgiminë e antifashizmit në Europë». Levy për herë të fundit ka qenë në Beograd para 20 vitesh kur prezantoi filmin e tij Bosna. (-lli)