Sulmi në Londër: Çfarë dihet deri më tani

Në orët e pasditës së të mërtkurës së 22 marsit 2017 ka ndodhur një sulm mizor në kryeqytetin britanik. Edhe në këto çaste po përfliten shumë gjëra. Mediet zvicerane sjellin atë që dihet më me siguri.

Pamje nga interneti të sulmit në Londër.



Në një sulm në Londër të mërkurën pasdite, sipas të dhënave të policisë, janë vrarë katër njerëz dhe janë lënduar 20 të tjerë.

  • Policia niset nga ajo se fjala është për një sulmues të vetëm.
  • Pasditen e së mërkurës një shofer ka shtypur me veturë në urën mbanë parlamentit britanik disa veta, ndër këta tre policë. Automjeti ka zënë në rrethimin e parlamenit.
  • Agresori në sheshin e parlamentit e ka sulmuar me thikë një polic. Sulmuesi është gjuajtur nga policë të tjerë. Polici ka humbur jetën nga plagët e marra.
  • Është vrarë edhe agresori.
  • Një grua e tmerruar nga sulmi është hedhur nga ura; forcat e shpëtimit kanë mundur ta nxjerrin të gjallë.
  • Policia e Londrës flet për një sulm terrorist, kështu ka njoftuar ajo përmes Twitterit.
  • Territori ku ka ndodhur ngjarja, përkatësisht lagjja e qeveritare është bllokuar.

Në sulmin e fundit terrorist në Londër, në korrik të vitit 2005, katër myslimanë me pasaporta britanike me mjete shpërthyese vranë 56 veta dhe plagosën 700 të tjerë në metronë e qytetit dhe në një autobus.

Raportohet gjithashtu se parlamenti skocez për shkak të këtyre ngjarjeve në Londër e shtyrë debatin për një referendum të dytë për pavarsimin nga Britania e Madhe. ks