Sulm në një tren në Zvicër: 7 persona të lënduar

Një zviceran ka sulmuar disa pasagjerë treni duke lënë të lënduar disa prej tyre. Autori ka qenë i armatosur me një thikë dhe i ka vënë zjarrin një lëngu të djegshëm.

Pamja: 20 Minuten

Në segmentin hekurudhor ndërmjet Buchsit dhe Sennwald, me 13 gusht – rreth orës 14.20, shkurt para stacionit të Salezit, ka ardhur në një incident të rëndë. Sipas raportimeve të mediave zvicerane, të cilat i referohen agjencisë së lajmeve të këtij vendi, një 27 vjeçar zviceran e ka derdhur një lëng të djegshëm. Ai ka pasur me vete së paku një thikë. Lëngu ka marrë flakë. Nga ky zjarr dhe plagët me thika janë lënduar shtatë pasagjerë.

Personat e plagosur janë dërguar me plagë të ndryshme nga zjarri dhe thika në spitale të ndryshme. Ata kanë marrë lëndime pjesërisht të rënda. Ndër të plagosurit gjindet edhe së paku një fëmijë, ka njoftuar zëdhënësit i Policisë Kantonale të St. Gallenit për gazetën «St. Galler Tagblatt».

Policia Kantonale ka njoftuar se ndër të lënduarit, përveç autorit 27-vjeçar të incidentit, kanë qenë edhe dy burra 17 dhe 50 vjeç, si dhe tri gra në moshë 17, 34 dhe 43 vjeçare. Njëri prej personave që e kanë pësuar ka qenë edhe një fëmijë 6-vjeçar.

Rreth incidentit, përveç Policisë Kantonale, janë mobilizuar edhe zjarrfikësit, tre helikopterë shpëtimtarë, dy mjekë urgjence, tre autoambulanca si dhe persona kompetentë për hekurudhat. Mediat akoma nuk kanë transmetuar ndonjë informacion lidhur me motivet e krimit. ks