Sulm në Gjermani: nëntë viktima, një autor

Krisma në Mynih. Situatë e paqartë. Zyratrisht janë konfirmuar gjashtë viktima. Policia është në kërkim të tre vatave si autorë të krimit.

Mynih 2015. Jazzmany / Shutterstock.com

Në një qendër tregtare në Mynih, të premten e 22 korrikut, rreth orës 18, ka pasur krisma.

Krismat e para kanë rënë në një restoran të ushqimeve të shpejta McDonalds.

Ndërkohë qarkullojnë edhe gjysmë të vërteta, lajmëroi një zëdhënës i policisë, i cili apeloi te qytetarët që të përmbahen nga rrëfime të pakonfirmuara, të ruajnë qetësinë dhe të kenë besim te policia. Informacione për të shtëna në vende të tjera të qytetit kanë rezultuar të pavërteta.

Së fundmi policia raporton për nëntë viktima, ndërsa janë duke u trajtuar mbi 100 persona të tjerë, pjesërisht të traumatizuar nga ngjarja.

Policia është në gatishmëri të lartë dhe me një prezencë të gjërë në terren. Ndërkohë ajo ka bllokuar zona të tëra. Situata është ende e paqartë. Njerëzit këshillohen t’u shmangen hapësirave publike. Pjesërisht janë bllokuar edhe autostradat. Trafiku publik është ndaluar.

Policia në fillim ishte në kërkim të tre personave që dyshohen si autorë të krimit. Ajo i përgënjeshtron zërat se njëri prej tyre është gjetur. Policia gjithashtu apelon që të mos publikohen në rrjete sociale imazhe të xhiruara me celularë ku shihen policë. Një gjë e tillë do ta lehtësonte arratisjen e autorëve të krimit.

Akoma nuk njihet sfondi i krimit.

Policia gjermane flet për një «situatë akute terrori». Nuk ka indikacione për një szulm terrorist me sfond islamist. ks