Sulm në Berlin: Nëntë të vdekur dhe shumë të plagosur

Një kamion është futur dhunshëm në një pazar krishtlindjesh në Berlin. Policia deri më tani ka konfirmuar nëtë të vdekur dhe më shumë të lënduar. Ajo beson se flitet për një sulm të qëllimshëm.




Ajo që dihet deri më tani, sjell Neue Zürcher Zeitung, është që një kamion është futur me dhunë në një treg krishtlindjesh në kishën përkujtimore në Berlin dhe se autori i krimit gjindet në arrati.

Mbrëmjen e së hënës së 19 dhjetorit 2016, në një pazar krishtlindjesh në Berlin, sipas policisë, është ushtruar një sulm me kamion. Këtë e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i Agjencisë Gjermane të Lajmeve. Policia në rrjetet sociale ka njoftuar për nëtë të vdekur dhe shumë të lënduar.

Automjeti ka ardhur nga Rruga e Budapestit, apo Rruga e Kantit, sikurse quhet ajo, dhe është shfaqur në sheshin e krimit, ku ka çarë përmes tregut të krishtlindjeve për disa metra dhe ka ndaluar përpara një peme. Sheshi për momentin është bllokuar komplet dhe kontrollohet nga policë të armatosur pjesërisht me pushkë automatike, transmetohen media të tjera.

Një fotograf i Agjencisë së Lajmeve ka raportuar për prani policore dhe të armatosur me pushkë automatike edhe në portat e kopshitit zoologjik të Berlinit. Një autor gjindet në arrati, ka njoftuar për agjencinë një nëpunës. Për më tepër, në qarkullim nëpër Berlin janë disa automjete të policisë. ks