Sulm ndaj dy personave gej në Ferizaj

Dy persona gej kanë qenë viktima të një sulmi që ka ndodhur të premten në mbrëmje në Ferizaj. Si pasojë njëri nga ata ka pësuar lëndime në trup e fytyrë, me ç’rast ka kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Sulmuesit, katër burra të cilët mësohet se nuk janë njohur me viktimat, janë arrestuar nga policia, njofton kumtesa nga, Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD, transmeton Koha.net.

Incidenti ka filluar me ngacmim verbale pastaj edhe fizik ndaj dy personave gej në vendin e tyre të punës.