Sulm i ri terrorist në Francë! Çfarë dihet e çfarë nuk dihet?

Në qytetin francez të Nicës, nga një sulm terrorist kanë humbur jetën mbi 80 persona. Shumë gjëra janë ende të paqarta.

Të enjten mbrëma, rreth orës 23, një burrë është futur dhunshëm me një kamion dhe është përplasur në një masë njrëzish që po festonin, duke depërtuar dy kilometra thellë në promenadën e frekuentuar. Ai është vrarë nga policia, gjurmët e së cilës shihen në automjetin e përdorur nga ai për të kryer krimin. Jetën e kanë humbur së paku 84 persona, ndër të cilët edhe fëmijë, kurse janë numruar edhe 18 të plagosur.

Atentatori i vrarë është identifikuar. Fjala është për 31-vjeçarin tunizian me banim në Nicë, dokumentat e të cilit ishin gjetur në automjetin e krimit. Në automjet, për më tepër, janë gjetur edhe një granatë jofunksionale dhe armë të tjera zjarri, transmeton «20 Minuten». Agjencia franceze e lajmeve AFP ka njoftuar se autori i veprës ka shtënë disa herë me një pistoletë përpara se të vritej nga policia.

Nuk ka pengmarrje. Ministria e Brendshme franceze i ka përgënjështruar raportimet e tilla. Ndërsa presidenti francez, François Hollande, e ka zgjatur edhe për tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme në Francë, e cila duhej të hiqej me 26 korrik. Janë angazhuar forca shtesë të sigurisë. Presidenti ka folur për një akt me karakter terrorist. Kurse ministri i brendhsëm Bernard Cazeneuve shoferin autor të krimit e ka quajtur një terrorist. Ndërkohë mediat supozojnë  një sulm terrorist të kryer nga «Shteti Islamik».

Nuk ka indikacione për atë nëse shoferi ka vepruar i vetëm, apo ka pasur edhe ndihmës të tjerë. Nuk dihet nëse ndër viktimat e sulmit terrorist në Nicë ka pasur edhe qytetarë zviceranë. Raporti thotë se Ministria e punëve të jashtme të Zvicrës e ndjek me vëmendje dhe po e sqaron nëse ndër viktimat e sulmit ka edhe zviceranë. ks