«Süddeutsche Zeitung»: Vuçiq po tallet me BE-në – protagonistët e Brukselit janë bërë si grumbull pulash të hutuara

Gazeta gjermane akuzon presidentin serb për popullizëm dhe kritikon Brukselin.




«Vuçiq nxitësi» – me këtë titull gazeta gjermane «Süddeutsche Zeitung» komenton vizitën e presidentit serb në Kosovë. Për dallim nga shumë gazeta gjermane, të cilat nuk mbajnë qëndrim të qartë ndaj provokimeve të fundit të Akensandar Vuçiqit, gazeta e Münchenit thekson se Vuçiq po luan një lojë të poshtër në Ballkan, duke e komprometuar Bashkimin Europian dhe duke e vështirësuar pajtimin. «Si strateg i rryer Vuçiq javëve të fundit ka nxitur pritje të mëdha. Publikisht u debatuan planet për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Por, pastaj vetë Vuçiqi e shfryu balonin provues, të cilin e ngriti mbi Kosovë. Në fjalimin e tij të pritur me interesim në Kosovë ai shpalli mesazhin e ri, sipas të cilit nuk mund të priten kompromise në periudhën afatgjatë. Me procesionin e tij diplomatik Vuçiq ka poshtëruar para së gjithash protagonistët e BE-së, të cilët në çështjen e ndryshimit te kufijve po duken si një grumbull pulash të hutuara».

Gazeta gjermane nënvizon se ndërsa Gjermania dhe disa të tjerë me të drejtë kundërshtojnë ndarjen e Kosovës si rast të rrezikshëm precedent, përfaqësuesit e Komisionit të Brukselit tregohen të disponuar ndaj kësaj ideje. «Nëse dy kampe grinden, Vuçiq si palë e tretë tani për tani nuk duhet të ketë frikë nga presioni. Ky është një sukses për të, por një goditje e rëndë për përpjekjet e BE-së për ndërmjetësim», thekson «Süddeutsche Zeitung». (dp)