Studentët zviceranë kërkojnë rrogat më të majme në Europë

75'600 franga në vit – është rroga që kërkojnë studentët e ekonomisë menjëherë pas mbarimit të studimeve. Me këtë Zvicra do të zinte vendin e parë në Europë.

Foto: Shutterstock.com



Pas kyqjes së tyre në botën e punës, studentët zvicerane të ekonomisë dhe inxhinierisë nuk trgohen edhe aq modestë, e fillon raportimin «20 minuten». Pritjet e tyre për rroga janë më të lartat në Europë, konstaton raporti. Në botë, më shumë fitohojnë vetëm kolegët e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite. Studentët zviceranë të ekonomisë presin një rrogë prej 79’446 dollarë, apo 75’600 franga në vit. Kjo i bie 6’620 dollarë ose 6’300 franga në muaj. Kështu del nga raporti i një hulumtimi të ndërmarrjes konsulente Universum.

Studentët e inxhinierisë janë akoma më ambiciozë në pritjet e tyre për rrogat. Ata kërkojnë 83’350 dollarë, apo 79’400 franga në vit. Edhe këtu prijnë Emiratet Arabe. Me këtë Zvicra po spostohet nga maja e listës së vendeve për rrogat më të larta, por në fakt Lindja e Mesme vitin e kaluar nuk kishte qenë pjesë e hulumtimit. Sa i përket Europës, në të dy vitet janë konsideruar të njëjtat vende, dhe këtu Zvicra qëndron në majë për sa u përket kërkesave për rrogën. Pas saj vijnë Norvegjia dhe Danimarka. ks