Studentët po protestojnë para Rektoratit në kërkim të realizimit të kërkesave të tyre

Afër 200 studentë protestues të UP-së aktualisht janë duke protestuar para Rektoratit në kërkim të realizimit të kërkesave për më shumë afate të provimeve dhe ulje të kritereve për kusht.




Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para këtij institucioni deri në ora 16:00 ndërsa nesër kanë thënë se nuk do të protestojnë duke theksuar se do t’i japin kohë Këshillit Drejtues të UP-së që të marrë masa në lidhje me kërkesat e tyre, raporton gazetarja e «Kohës Ditore» nga terreni.

Megjithatë, duhet kujtuar se Këshilli Drejtues i UP-së është organ ekzekutiv dhe nuk merret me çështje akademike e as mësimore të Universitetit, transmeton Koha.net.

Përndryshe, ata kanë paralajmëruar protesta të mundshme edhe para MASHT-it duke thënë se Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, po e përkrahë një individ në Rektorat, ndonëse kishte premtuar se politika do të qëndrojë larg universitetit.

Ata kanë thënë se protestat do të jenë të qeta.