Studentët nga Mbretëria e Bashkuar vizitojnë Komunën e Prishtinës

Një grup studentësh nga Coach University of Essex, në Mbretërinë e Bashkuar vizituan sot Komunën e Prishtinës.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se kjo vizitë u realizua me iniciativën e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Maldiveve, Ahmed Shaheed, i cili tani është ligjërues në këtë universitet, transmeton Koha.net.

«Studentët i priti në takim Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i cili i njoftoi ata me historikun dyvjeçar të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit, Shpend Ahmeti në Komunën e Prishtinës», thuhet në komunikatë.

Ai iu tregoi studentëve për sfidat në qeverisjen lokale, luftimin e korrupsionit, nepotizmit e informalitetit, rregullimin urbanistik dhe ndërprerjen e ndërtimeve pa leje, si dhe reformat në administratën publike. Studentëve iu prezentua edhe e-kiosku si inovacion teknolgjik, i pari i këtij lloji në regjion.

http://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160614140139730.jpg?w=640