Studentët akuzojnë Komunën për ndërprerjen e bursave komunale

Studentët e universitetit të Gjilanit «Kadri Zeka» kanë akuzuar Drejtorinë e arsimit për diskriminim dhe mospërkrahje institucionale, shkaku i mosndarjes së bursave.




Vitin e kaluar Drejtoria e arsimit kishte ndarë 125 bursa komunale për studentë.

Mehmet Zylfiu, kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin e Gjilanit, vlerëson se edhe ajo pak ndihmë financiare nga Komuna e Gjilanit është shuar për kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë.

Sipas tij, është e palogjikshme të ndërpriten bursat për studentë dhe ato mjete të alokohen për qëllime tjera.