Studentë e nxënës serbë vizitojnë Shqipërinë

Rreth 50 studentë e nxënës nga Serbia që nga nesër do të qëndrojnë tri ditë Shqipëri.




Kjo vizitë bëhet në kuadër të realizimit të marrëveshje Shqipëri – Serbi për themelimin e Zyrës rajonale për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor të cilën në gusht, në Vjenë, e kishin paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, njofton B92, transmeton Koha.net.

Mysafirët nga Serbia dhe mikpritësit e tyre do ta shikojnë ndeshjen Shqipëri –Serbi që zhvillohet të enjten.