Struga

Liqeni i Ohrit. Foto: Shutterstock

Atje në Strugë,
ku ujërat vezullojnë,
ku lumi shpirt nga shpirti buron,
ku kridhen mjegullat
e pulëbardhat dëfrejnë,
ku mitra e liqenit nga dhembja lëngon,
ku Drini zemërak,
ç’zemërak i paanë,
atje të gjitha çuditë ngjajnë.

Atje në Strugë,
në ujërat rrezelarë
kam hedhur frikën,
trembjet kam hedhur.

Të parën herë jam gdhirë shtojzovalle
atje ku fryn erë e s’ka furtunë.
Hënën e një nate peng kam lënë,
derisa të kthehem për ta gjetur hënë.

15.9.1994