Stipçeviq, studiuesi më me peshë i ilirologjisë

Prishtinë, 2 shtator – Ndër vite Aleksandar Stipçeviq ka personifikuar studiuesin më të shquar të ilirologjisë. Pos kësaj akademiku arbëresh, i lindur në Arbanas të Zarës, cilësohet si emër me peshë në fushën e arkeologjisë, albanologjisë, bibliografisë e historisë. E vdekja e tij është konsideruar humbje e madhe për shkencën e sidomos për ilirologjinë, shkruan sot «Koha Ditore».

I lindur në vitin 1930, akademiku Aleksandar Stipçeviq vdiq në moshën 85-vjeçare në Zagreb të Kroacisë. Studiuesit shqiptarë që e kanë njohur personalisht Stipçeviqin e kanë konsideruar atë si një emër të rrallë të shkencës. Karrierën e tij shkencore e kishte nisur më 1954 si arkeolog në vendlindje, në Muzeun e Zarës, për të kaluar më pastaj në Institutin për Shkenca Historike, gjithashtu në Zarë. Më 1957 ka kaluar për të udhëhequr sektorin e librit të shtypur në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb. Nga kjo pozitë është avancuar në pozitën e drejtorit të Bibliotekës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Zagreb, më 1977.

Tek ka shpalosur biografinë e Stipçeviqit, historiani Jahja Drançolli ka thënë se bëhet fjalë për njërin ndër arbëreshët më të shquar të Zarës, i cili me të arriturat e tij shkencore në ilirologji, albanologji, histori, arkeologji, etnologji, bibliografi me bibliologji dhe sociologji të librit, zuri vend të merituar në «Bibliotekën» e dijetarëve më të shquar të botës sa u përket këtyre fushave shkencore

«E gjithë veprimtaria e tij deri në atë kohë ishte ngushtësisht e lidhur me librin dhe me mundësitë e mëdha për të botuar libra dhe për t’u avancuar në shumë fusha të shkencave humane dhe sociale», ka thënë Drançolli, i cili Stipçeviqin e ka njohur edhe si mik. Drançolli ka thënë se ai bëri emër të ilirologut në Itali dhe ish-Jugosllavi që në vitin 1963, me botimin “Arte degli Illiri» në Milano, për të vazhduar po me aq sukses me botimin e «Gli Iliri» prapë në Milano, tre vjet më vonë. Për t’i finalizuar të arriturat e tij në fushën e ilirologjisë publikoi: «Iliri: povijest, život, kultura» (Ilirët – historia, kultura, jeta), Zagreb, 1974 dhe «Kultni simboli kod ilira» (Simbolet e kultit te ilirët), Zagreb, 1981. Kjo e fundit ishte edhe teza e doktoratës së tij.

Drançolli ka treguar se që të dyja këto botime më pastaj janë botuar në gjuhën angleze, shqipe etj.

Sipas tij, nga lëmi i ilirologjisë, Akademia e Bosnjë-Hercegovinës ia kishte botuar dy vëllime monumentale studiuesit Stipçeviq: «Bibliographia Illyrica» dhe «Bibliographia Illyrica, Suplementum».

«Pas botimit dhe ribotimit të vëllimeve në fjalë nga lëmi i ilirologjisë, studiuesi ynë me nam botëror ka arritur në një konstatim të pakontestueshëm dhe gjithandej të pranueshëm se ‘çdo tregim për Ballkanin fillon me ilirët’», ka thënë Drançolli, tek ka shtuar se Stipçeviqi studimet i ka thelluar edhe në çështjen e etnogjenezës së shqiptarëve, pastaj atë të vazhdimësisë iliro-arbërore, e deri tek kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarës, e monumenteve kulturo-historike në rrethin e tij.

«Duke qenë student i Zarës kam pasur mundësinë që ta njoh për së afërmi edhe si studiues kulmor, siç e quanin bashkëvendësit e tij, më i mençuri nga arbëreshët e Zarës, por edhe si koleg në botime të përbashkëta të ish-Jugosllavisë, si dhe të Kroacisë së sotme», ka thënë Drançolli.

Vdekjen e tij Drançolli – që është profesor universitar – e ka cilësuar si humbje të pakompensueshme për shkencën shqiptare, kroate, si dhe përgjithësisht të asaj botërore. Prej vitit 1983, Stipçeviq ishte anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

«Të gjitha këto angazhime të tija më tepër të natyrës shkencore – bashkëvepruese kanë bërë që studiuesit Stipçeviq t’i mbesin në dorë të pabotuara shumë materiale për shpërnguljen e abreshëve në Zarë, historinë e tyre në trevën e sotme të Komunës së Ulqinit dhe asaj të Tivarit gjatë mesjetës dhe periudhës së hershme osmane», ka thënë Drançolli. Arkeologu Naser Ferri ka thënë se profesorin Stipçeviq kishte nderin ta takonte në vitin 1974, kur ishte student në Zagreb.

«Edhe pse nuk e pata profesor kurrë, prej asaj kohe e kisha koleg e mik të shtrenjtë», ka thënë Ferri.

Sipas tij, Akademiku Aleksandar Stipçeviq ka qenë dhe mbetet personazh i madh si shkencëtar, por, mbi të gjitha, njeri i cili i ka nderuar rrënjët e veta arbëreshe dhe është mburrur me origjinën e tij. Ndërsa me punën e tij e ka nderuar mbarë kombin shqiptar.

«Gjatë shumë vjetëve ka punuar në bibliografinë ilire ‘Bibliographia Illyrica’ në të cilën ka përmbledhur çdo gjë që ishte shkruar për ilirët deri në momentin e botimit të këtij libri», ka thënë Ferri.

Sipas Ferrit, një shkencëtar i nivelit të Stipçeviqit lind një herë dhe nuk përsëritet më.

«Ajo që më dhemb është se ne shqiptarët e kemi çmuar pak ose, më mirë të themi, s’e kemi vlerësuar sa duhet. Për të gjitha çka ka bërë Stipçeviqi ne i kemi mbetur borxh», ka thënë Ferri, tek ka kujtuar sesi në vitin 2013 e kishte vizituar atë në shtëpi të pleqve dhe i kishte dërguar disa vepra të tij të përkthyera në gjuhën arabe nga Muhamet Mufaku Arnauti.

Ferri ka thënë se për një kohë të gjatë Stipçeviqi ishte përndjekur nga regjimi komunist, por asnjëherë nuk e kishte harruar gjuhën arbëreshe dhe origjinën shqiptare.

«Çka kanë bërë institucionet shtetërore të Kosovës për të? Asgjë. Por, ja tash e kanë shansin! Le të urdhërojnë!», ka thënë Ferri.

Sipas historianit Gjon Berisha, falë studimeve të akademikut Stipçeviq shqiptarët sot e kanë një pasqyrë të qartë mbi ilirët dhe gjenezën e tyre. Berisha ka thënë se është e natyrshme të thuhet dhe konsiderohet se ikja nga kjo botë e një studiuesi të përmasave të tilla është humbje e pariparueshme për shkencën në përgjithësi e për ilirologjinë në veçanti.

«Kjo humbje bëhet edhe më e thelluar kur kemi parasysh se disa teori që i ka vënë në fushën e ilirologjisë janë të pandryshueshme dhe të padiskutueshme», ka thënë ai.

Në mars të këtij viti Stipçeviqit i ishte dhënë medalja «Skënderbeu» nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore medaljen në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Kroaci e kishte pranuar bashkëshortja e tij, Angjelka Stipçeviq. Nëpërmjet një telegrami ngushëllimi të martën ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami, i është drejtuar familjes së të ndjerit.

Sipas Bajramit, bota akademike humbi arkeologun, bibliografistin, bibliotekistin, eseistin, albanologun, por edhe mësimdhënësin e shumë gjeneratave.

«Qytetarët e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë humbën njeriun që më së miri solli te ne frymëmarrjen ilire. Me veprën e tij, akademiku Stipçeviq ka bërë vend meritor në historinë botërore», shkruhet në telegram.

Sipas medieve kroate, Stipçeviq do të varroset sot (e mërkurë) në varrezat e qytetit të Zagrebit, Mirogoj.