Statutin e AKS-së po e shkruajnë mbi 10 ekspertë serbë e ndërkombëtarë

Ljubomir Mariq, koordinator i Ekipit drejtues për themelimin Asociacionit të Komunave serbe dhe njëkohësisht ministër i Pushtetit dhe i Administrimit lokal në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se teksti i statutit do të jetë gati shumë para afatit prej katër muajsh, siç është përcaktuar në Bruksel.

Kështu ka thënë ai për gazetën e Beogradit «Novosti», transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se po vazhdojnë bisedimet për formimin ekipit të ekspertëve të grupeve punuese dhe ekipeve për përkrahjen e hartimit të Statutit të AKS-së. Ekipi i ngushtë që do të punojë në tekst do të ketë më shumë se 10 ekspertë e sipas nevojës dhe në varshmëri nga temat, ky numë do të rritet.

«Po punojmë me tërë fuqinë dhe presim që dokumenti, i cili do të jetë bazë për themelimin Asociacionit, të bëhet gati në afatin sa më të shkurtë të mundshëm. E kemi kornizën, janë miratuar parimet për formimin AKS-së dhe versioni i parë do të jetë i gatshëm para dhjetorit, ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit», ka thënë ai.

Në hartimin e statutit të AKS-së, pos ekspertëve serbë, marrin pjesë edhe të huaj.

Mariq ka theksuar se AKS nuk është i orientuar kundër askujt dhe se ai do të mundësojë jetën e përbashkët në Kosovës, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë që Prishtina që të bëjë obstruksione në punën e AKS-së.