«Stacioni« s’e përfill afatin e Ministrisë për ta liruar objektin në «Emin Gjiku»

Në orën 14:00 të së hënës, kur ishte afati i fundit që Ministria e Kulturës i ka dhënë stafit të qendrës për art bashkëkohor «Stacion» për ta lëshuar objektin në kompleksin «Emin Gjiku», gjithçka ka qenë e qetë në monumentin që mbrohet me ligj si pronë e trashëgimisë kulturore në Prishtinë.

Dyert e «Stacionit» kanë qenë të mbyllura bashkë me ato të Muzeut Etnologjik, që në ditën e parë të javës nuk është i hapur për vizitorë, shkruan sot «Koha Ditore».

Siç edhe ka paralajmëruar drejtori artistik i «Stacionit», Albert Herta, objekti nuk është liruar duke mos e përfillur kësisoj vendimin e Ministrisë së Kulturës që menaxhon objektet e trashëgimisë kulturore. Edhe pse Ministria e Kulturës kishte paralajmëruar se në rast të moszbatimit të afatit që ka dhënë do të njoftonin organet e rendit, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

MKRS-ja javën e kaluar kishte marrë vendim që stafi i «Stacionit» duhet ta lëshojë objektin që pa leje e shfrytëzon objektin tash e pesë vjet.

«Nuk ka qenë askush. Ne nuk e kemi liruar objektin. Nuk kemi zgjidhje tjetër», ka thënë Heta.