S’pritet ndryshim i klimës për investitorët e huaj




Mossundimi i ligjit dhe zvarritja e tejskajshme e zgjidhjes së lëndëve, do të vazhdojë të mbetet pika kryesore e mungesës së investimeve në vendin tonë, raporton KTV.

Pavarësisht se shoqatat e biznesit kanë parë disa ndryshime që ndikojnë në nxitjen e investimeve të jashtme, mosndryshimi i gjendjes nëpër gjykata nuk do ta ndryshojë për asnjë për qind rritjen e gatishmërisë për investime.

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka bërë të ditur se investitorët janë shumë të interesuar që të investojnë në industrinë prodhuese, duke ndikuar kështu në ulje të importit.

Para disa ditësh në Kosovë ka qëndruar një shqiptaro-amerikan, i interesuar për të investuar në prodhimin e çipave për teknologji informative.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet në vitin 2014 u karakterizuan me rënie prej 7.6 për qind.

Ndërkaq këtë vit, ky institucion ka paraparë rritje të investimeve.