«Sporti luan gjithmonë një rol në identitetin kombëtar»

Shqiptarët në të gjithë Europën po festojnë kualifikimin në Kampionatin Europian të Kombëtares së tyre të futbollit. Kulturologu Christian Ritter flet me redaktorin e kulturës së Tages Anzeiger, Simon Knopf, për rolin e sportit në diasporë.

Foto: Shutterstock.com



Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Europian të futbollit. Kur i sheh tifozët duke festuar në Zvicër mendon: Këtu është fjala për më shumë se vetëm për futbollin.

Pëmes suksesit sportiv Shqipëria po perceprohet pozitivisht. Imazhi perëndimor i Ballkanit vazhdon të jetë i lidhur fort me asociacione negative. Kur raportohet për Ballkanin dhe banorët e tij, kjo bëhet pothuajse gjithmonë me klishe negative; edhe para 100 vjetëve ishte kështu: Fjala është për luftë, dhunë, dredhi dhe korrupsion. Edhe të rinjtë e rritur në Zvicër asociohen në mënyrë paushale me këto atribute. Kjo e kushtëzon edhe mendimin për vetveten.

Domethënë një ngjarje e tillë ndikon pozitivisht në formim?

Sidomos të rinjtë shqiptarë janë të prekur nga asociacionet negative. Përmes sukseit sportiv ata këtë stigmë negative mund ta kthejnë në një histori pozitive. Arritjet në futboll përshtaten shumë mirë për këtë, sepse pranohen nga shoqëria.

Në përgjithësi sporti duket të ketë një domethënie qëndrore për diasporën. Si shpjegohet kjo?

Sporti luan gjithmonë një rol në konstituimin e identitetit kombëtar, jo vetëm në siatuata diaspore. Sportistët e njohur e bëjnë të duket vendin e tyre në botë, e lidhin atë në mënyrë ideale me një histori suksesi. Ata krijojnë një lidhje imagjinare me mitet e përditshme të vendit të prejardhjes. Edhe imazhi i Roger Federer është një shembull për atë se si transportohen klishetë zviceranë si modestia, qëndrueshmëria dhe saktësia. Me këtë mud të identifikohen edhe zviceranët që jetojnë jashtë.

Por, a përforcohet ky identifikim në një komunitet ekzili?

Emigrantët prej kohësh kanë themeluar klube sporti, për të kultivuar zakone dhe rrjete sociale me emigrantë të njëjtit nacionalitet. Më vonë, burrat e gjaneratës së punëtorëve emigrantë janë takuar në klube kulturore dhe restorane për t’i shikuar bashkërisht lojërat e futbollit të vendeve të tyre të prejardhjes. Sot ata vazhdojnë të takohen në kësi klubesh. Shumë prej tyre lojërat i ndjekin thjesht me familjen ose me shokë. Sidomos të rinjtë i shohin lojërat shpesh në grupe të përziera etnike.

Në lidhje me futbollin, për shembull, vjen gjithnjë në shprehje çështja e lojalitetit. Si sillen në kësi rastesh sekondot kur duhet t’u takojnë më shumë komuniteteve?

Për vetë të rinjtë kjo nuk është ndonjë problem. Për ata është normale të sillen ndërmjet ligjërimeve të ndryshme pop-kulturore, diskurseve kulturore të të rinjve dhe atyre nacionale. «Ky» komuniteti shqiptar, si i tillë, nuk eksziston. Është familja, ka shoqata kulturore shqiptare, ekziston jeta e natës me muzikë shqiptare. Edhe për të rinjtë është një sfidë që të kalojnë nga familja në jetën e natës sikurse nga një kontekst shqiptar në një zviceran.

Ju thoni nuk ekzistoka një komunitet. Çfarë e karakterizon atëherë diasporën shqiptare?

Shumica e shqiptareve dhe shqiptarëve sillen në grupe të përziera nacionalitetesh dhe prejardhjesh etnike; ajo çka i lidh ata, janë preferencat e përbashkëta për muzikën, veshjen etj. Jo prejardhja e tyre.

Këtë duhet të na e shpjegoni.

Kjo «të qenët shqiptar» ka disa anë: Brenda familjes është e rëndësishme, por ka edhe aspekte të stilit të të rinjve. Sidomos lojërat e futbollit ndiqen mbrenda familjes. Në këtë rast, përjetimi i kualifikimit sigurisht është një ngjarje sociale, e cila mund ta lidhë gjeneratën e prindërve me fëmijët e tyre. Sa i përket anës kulturore të të rinjve mund të flitet për një fantum: Të rinjtë janë tifozë të pasionuar jo vetëm të Kombëtares, por shpeshherë të të gjithë asaj që ka lidhje me Shqipërinë ose Kosovën: muzikën, filmat, sportin, festat etj. Por, edhe njëherë: Ky është një interes përveç tjerash.

A ekziston indentifikimi me vendin e prejardhjes?

Përvojat negative mund të shpiejnë aty që të rinj të caktuar të gjejnë një ofertë identifikimi në ligjërimet nacionaliste të vendeve të tyre të prejardhjes. Ai që gjithë kohës reduktohet në prejardhjen e tij, dikurë do të pranojë edhe stereotipet që lidhen me këtë. Kjo është një formë tpike e vetë-stigmatizimit, e cila ndër të tjera mund të çojë edhe në radikalizimin politik ose religjioz. Edhe këtu duhet bërë dallimi, nëse bëhet fjalë për një formë të radikalizmit imagjinar, e cila për shembull ezaurohet në vetëparaqitjen në Facebook. Apo nëse me këtë janë të lidhura vërtet implikime politike. ks