SP-ja kërkon transparencë të rrogave

Partia Socialdemokrate e Zvicrës angazhohet për transparencë rrogash dhe më shumë se kaq. Ajo apelon tek disa koncerne të vendit që t’i nënshtrohen të parat një shqyrtimi vullnetar të strukturës së pagave, raporton Neue Zürcher Zeitung.

Në luftën për barazinë e rrogave të grave dhe të burrave, Partia Socialdemokrate e Zvicrës angazhohet, përveç kontrollit, edhe për transparencën e pagave. Të gjitha ndërmarrjet duhet të obligohen me ligj, që t’i deklarojnë hapur të gjitha rrogat që paguhen në firmë, bashkë me të dhënat për gjininë, nivelin e kuadrit dhe nivelin e shkollimit. Me këtë synohet të nxitet një sistem fer i pagave nga i cili do të përfitonin të gjithë të punësuarit, pavarësisht nga gjinia. Kjo është një ndër 13 masat kundër diskriminimit në të ardhura që ka prezentuar SP-ja.

Mirëpo, vetëm transparenca nuk iu mjafton socialdemokratëve. Njëzëri me Qeverinë, ata kërkojnë kontroll të obliguar të rrogave, dhe me këtë shkojnë një hap më tej se Qeveria. Ajo dëshiron t’i obligojë punëdhënësit me së paku 50 punëtorë, që çdo tre vjet të bëjnë një analizë të rrogave dhe t’i shqyrtojnë ajo nga subjekte eksterne si puna e një reviszori, ose një partneri social. Sipas SP-së obligimi për kontroll duhet të vlejë për të gjitha ndërmarrjet, qofshin ato firma me një punëtor – edhe ato të cilat angazhojnë vetëm gra, apo vetëm burra. Rezultati i analizës së rrogave duhet të publikohet intern si dhe në raportin vjetor të ndërmarrjes. Përveç kësaj, Federata duhet të krijojë një autoritet kontrolli, i cili i kontrollon «rregullisht» ndërmarrjet dhe, nëse paraqitet nëvoja, i penalizon ato.

Kërkesa për kontroll shtetëror ligjërohet me atë që gratë në ekonominë private të Zvicrës fitojnë mesatarisht 1’800 franga më pak se burrat. Nga këto, 684 franga përbëjnë një «diskriminim direkt». Këto kalkulime, raporton NZZ, bazohen në një studim të Fondit Nacional, i cili në vitin 2010 konstatoi një diferencë rroge prej 23,6 për qind ndërmjet gjinive. Për 38 për qind të kësaj diference nuk doli ndonjë shpjegim objektiv, siç janë funksioni, kualifikimi, shkollimi, përvoja e punës etj.

Megjithatë, edhe në rastet e sqarueshme për dallimet në rroga, diskriminimi gjinor luan një rol – ka konstatuar Yvonne Frei, këshilltare nacionale dhe kryetare e grave socialdemokrate. Pagat në profesionet tipike të grave, sikurse në branshën e infermierisë, janë më të ulëta. Kështu grave me fëmijë iu mbetet vetëm të rrinë në shtëpi, sepse burrat e tyre fitojnë më tepër. Për më tepër, shpenzimet për kujdesjen eksterne të fëmijëve janë shpesh shumë të larta, prandaj edhe riinkuadrimi në jetën profesionale iu vështirësohet ende më shumë.

Përveç rrogave më të larta në fushën e infermierisë, SP-ja kërkon më shumë çerdhe të financueshme dhe të ashtuquajtura shkolla ditore. Këtu ndërmarrjet duhet të tërhiqen më fort. SP-ja, raporton NZZ, kërokon një «kohë prindërore» të paguar për të dy prindërit prej 20 javëve për secilin, e cila duhet të financohet sikurse pushimi i lehonisë.

Ky katalog masash duhet të miratohet nga Asambleja e Delegatëve të SP-së të shtunën e ardhshme në Bern dhe të sforcohet përmes iniciativave në Parlament. Në një letër të saj, SP apelon tek 16 punëdhënës zviceranë t’i nënshtrohen vullnetarisht një analize të strukturës së tyre të rrogave dhe këtë ta publikojnë në raportin vjetor. Ndër të tjera, kjo letër u adresohet firmave Migros, Coop, Google Schweiz, UBS, CS, Nestlé, Swisscom, Orange dhe Sunrise. / ks

Foto: K. Shabani