Sot vendoset a do të jetë Kosova në agjendën e Bordit ekzekutiv të UNESCO-s

Bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), do të vendosë sot në Paris se a do ta futë në rend dite propozimin e rekomandimit për pranimin e Kosovës në anëtarësinë e kësaj organizate.




Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka 58 anëtarë, prej të cilëve 32 e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që dhjetëra prej tyre tashmë e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në UNESCO, transmeton Koha.net.

Në rast se çështja e Kosovës sot futet në rend të ditës, për të mund të bisedohet dhe votohet rreth datës 20 tetor, para përfundimit të sesionit të Bordit ekzekutiv.

Vendimi merret me shumicë votash, ndërkaq në qoftë se propozimi pranohet, atëherë vendimi përfundimtarë për pranimin e Kosovës në UNESCO, do të sillet në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor.