Sot vazhdon gjykimi i Oliver Ivanoviqit




Në Gjykatën Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës do të vazhdojë sot gjykimi i liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve të tjerë, të cilët aktakuza i ngarkon për vrasje shqiptarësh në Mitrovicë, të kryera më 1999 e 2000.

 

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit 2014, ndërsa gjykimi i tij ka filluar më 14 dhjetor, kur që të pesë të akuzuarit u deklaruan se ndjehen të pafajshëm për veprat që u ngarkohen.

Deri më tash janë marrë në pyetje 50 dëshmitarë të akuzës, të cilët, sipas mbrojtjes së të akuzuarve, nuk kanë pohuar veprat që u ngarkohen Oliver Ivanoviqit, Dragolub Delibashiqit, Nebojsha e Ilija Vujaçiqit si dhe Aleksandar Llazoviqit, transmeton Koha.net. Por, të tjera janë bindjet e viktimave ose të afërmve të tyre, të cilët e vlerësojnë të pashmangshme përgjegjësinë e këtij grupi për vrasjet dhe keqtrajtimet e shqiptarëve gjatë periudhës në të cilën janë kryer nga të dyshuarit.

Aktakuzën e përfaqëson Cezar Mihalçuk.

Ndërsa të akuzuarit Aleksandar Llazoviq dhe Nebojsha Vujaçiq në gusht u liruan për të dytën herë të mbrohen në liri, Oliver Ivanoviq, pavarësisht nga greva dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, nuk u lejua.