Sot luhet ndeshja e mbetur Prishtina – Llapi




Ndeshja e mbetur e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës e Llapit do të zhvillohet të mërkurën (sot, 17:00).

 

Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet të dielën, por për shkak të Prishtinës që të premten luajti ndeshje miqësore në Turqi, u shty për të mërkurën.

Prishtina pas dy ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e nëntë me një pikë, kurse Llapi zë vendin e shtatë me tri pikë.