«Sot (disi) të gjithë jemi shqiptarë: Zvicra gëzohet me Shqipërinë për kualifikimin në KE»

Shatë lojtarë të super-ligës zvicerane ishin dje në fitoren senzacionale të Shqipërisë. S’është çudi që edhe Zvicra është e lumtur për kualifikimin e shqiptarëve në Kampionatin Europian të 2016-tën. Me seriozitet dhe pak humor raporton «watson.ch» për kualifikimin e Shqipërisë dhe kënaqësinë e kampionatit.

Ilustrimi: Shutterstock.com



Në Shqipëri pas kualifikimit të parë të Kombëtares shqiptare të futbollit për në Kampionatin Europian mbretëron gjendje e jashtëzakonshme, raporton media. Asaj i bën përshtypje se si në sheshin Nënë Tereza të kryeqytetit shqiptar mijëra tifozë i presin futbollistët e Kombëtares.

Aty janë edhe plot lojtarë të super-ligës që i japin Kombëtares shqiptare një frymë Zvicre – sikurse Shaqiri dhe Mehmedi me shokë që i japin Zvicrës një prekje shqiptare. Ata janë shtatë futbollistë me banim në Zvicër, vërenë media: Gashi, Aliji, Xhaka, Xhimshiti, Kukeli, Sadiku dhe Basha. Rrallë jemi ndjerë kaq të lidhur me një kombëtare futbolli, thotë raporti dhe vazhdon në gjuhën e lojtarëve që përmend: «Shqip, shqip, hurra: Zvicra është kualifikuar së paku një herë e gjysmë për KE!»

Dhe siç ndodh kur përzihen dy kultura – vazhdon media – përçohen edhe disa adete. Zvicrës, si duket, i pëlqenë «qeleshja», mbulesa tradicionale e shqiptarëve për kokën, të cilën e mbajnë shpesh tifozët shqiptarë. Në vazhdim artikulli sjell një seri autoritetesh të fushave të ndryshme të Zvicrës si ministri i mbrojtjes, Maurer dhe këngëtari DJ Bobo në montazh me qeleshe shqiptare në kokë duke u prononcuar për atë se sa atë lumtur janë për kualifikimin e Shqipërisë dhe të Zvicrës, si dhe kontributin e zvicerano-shqiptarëve në këtë rezultat. ks

http://www.watson.ch/!213437763